0.1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Sot, dita nderkombetare e TV – Kombet e Bashkuara Urojnë!

Televizioni mbetet një burim i rëndësishëm i konsumit të përmbajtjes së filmuar. 21 nentori date kjo e caktuat nga OKB konsiderihet dite nderkombetare e televizioneve (World Television Day)

« Sipas Organizates se Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Dita Botërore e Televizionit është një festë sesi televizioni është bërë një simbol i lidhjes dhe globalizimit në shekullin e 21-të… » thote korrespondenti yne ne Gjeneve Nefail Maliqi, redaktor i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nje urim nga Gjeneva nderkombetare, te gazetareve boteror shkon per koleget e tv ATV dhe stafin e tij, televizion ky tashme i deshmuar profesional, i pamvarur dhe publilk, cka e ka bere nje medium me te shikuar ne vend dhe diaspore, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Megjithëse madhësitë e ekranit kanë ndryshuar dhe njerëzit krijojnë, publikojnë, transmetojnë dhe konsumojnë video në platforma të ndryshme, numri i familjeve me TV në mbarë botën vazhdon të rritet.

Ndërveprimi ndërmjet formave të ndryshme të transmetimit paraqet një mundësi të shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për problemet me të cilat përballen komunitetet tona dhe planeti ynë.

Në mileniumin e ketij shekulli, te 21-te, për çfarë shërben televizioni?

Nuk është më vetëm një kanal i njëanshëm për përmbajtje televizive dhe kabllore. Televizionet moderne ofrojnë një gamë të gjerë të përmbajtjes multimediale dhe interaktive, si transmetimi i videove, muzika dhe shfletimi në internet.

Pavarësisht zhvendosjes së konsumit të përmbajtjes audiovizuale në platforma të tjera dhe evolucionit të vazhdueshëm të teknologjisë, televizioni mbetet një mjet i rëndësishëm komunikimi.

Derniers articles