Gjenevë, 26 qershor -Ministri Sveçla po merr pjesë në takimin e 20-të të Bordit të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF). Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla po merr pjesë në mbledhjen e anëtarëve të Bordit të Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes (GCERF) e cila po mbahet në Gjenevë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Gjate qendrimit në Zvicër ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar sot një tubim edhe me bashkatdhetarë në Gjenevë i cili para mergimtareve foli per situatën aktuale te sigurisë, arritjet e Qeverisë Kurti dhe bashkepimit i policise dhe minsitrise me faktoret nderkombëtar ne vend dhe jashte, për te siguruar paqe dhe stabilitet per të gjithe qyetaret e Kosovës.
Tubimin e hapir znj. Yllka Kurteshi, kryetare e pikes se VV ne Kantonit të Gjenevës e cila pasi përshëndeti te parnishmit i dha fjalen ministr të Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçlës.
Ministri Sveçla, pasi i pershëndeti mergimtaret, fillimisht the se « siq e dini minsitria e jone, rrespektivisht Qeveria Kurti i ka shpalle « lufte » krimit te organizuar dhe terroristëve serbe, siq u pa me 24 shkurt te vitit te kaluar ne Banjska. Veq kesaj Qeveria jone po godet pa pardon edhe banda kriminale dhe kemi zero tolrance ndaj korrupcionit… »
« Në kontaktet e shumta qe kam pasur sivjet me autoritetet zvicerane ne Kosovë dhe ketu ne Zvcer kam degjuar fjale te mira, për jo vetëme per imazhin e mergimtareve tane te cila tashme janë bërë edhe shembull integrimi dhe suksesi ne kete vend mik qe kemi nje bashkepunim dhe raporte shumë të mira. », ka thëne ne vazhdim ministri Svecla ne kete tubim me bashkëatdhetaret tanë ne Gjenevë, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Duke folur per rolin e diaspores ne Zvicer dhe perendim z.Svecla ne vazhdim ka vlëresuar lart kontributin duke thenë se « jemi mirënjohes për kontributin e mergimtareve tanë para dhe gjate luftes, clirmin e Kosovës, deri në pamvarësine e saj dhe sot ne ndertimin e vendit tone. Pa djersën e juaj sot ne nuk do ta kshim ket liri dhe situate të mire politike, te sigurisë dhe ekonomike ne rajon. Prandaj do te thoja se ju jeni siguria dhe ambasadorë të Kosoves dhe e ardhmja e kombit tone.. »
« Përderisa Kosova jone sot eshte bere faktor paqsje dhe stabiliteti ne rajon, situata ne vendin tone, sidomos ne veri ende mbete e turbullt ku Serbia si zakonisht me provokime perpiqet te destabilizoje jo vetem Kosovën, por edhe mbare rajonin. Pra, një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri..” ka thënë ministri Svecla.
Pas falimit te z.Svecla ne këte tubim me bashkeatedhtaret me aktvist dhe aderues te VV si dhe dhe me mergimtare tjere nga mbare viset shqiptar ne fund u zhvillua nje debeta ineresant, ku nuk munguar as ypetjet e shumta të mergimtaret që i bene Ministrit të Punëve të Brendshme z, Svecla, duke filluar nga siguria ne vend, shtrirjen e sovraniteti ne cdo cep te Kosovës, situata ne Veri, rasti i terroristve serbe ne Banjska, popaganda serbo ruse dhe roli i mediave ne (de) stabilzimin e Kosovës, regisitrimi i popullsisë, dokumentacionet dhe pasaportat, bashkepunimi me Luginen e Presheves, bashepunimi me Europol dhe Interpol etj..Ne fund nuk mungoi nje koktej dhe fotot ku radhet ishin të gjata për të marrë një foto me minsitrin Svecla.