26.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

Danimarka e dëbon Serbine nga Evropiani, i « nxjerr bileten njëdrejtimshe » via Beograd!

Danimarka me 3 pikë merr vendin e dytë, duke bërë kështu që barazimi 0-0 të eleminojë serbët me 2 pikë. Danezët u vendosën në kërkim të golit dhe e gjetën atë në mesin e fraksionit të parë, por gjithçka u anulua. Me kalimin e minutave, ritmi ra, me të dyja skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim. Asnjë ndryshim rezultati, pavarësisht rasteve.

Danimarka nuk fiton por e eliminon Serbinë nga Kampionati Evropian  në futboll. Ky është lajmi më i mirë i mbrëmjes. Danimarka ka luajtur baras (0:0) me Serbinë. Serbia paketon valixhet, ndërsa Beogradi është në heshtje.

Mediumi i njohur zviceran “Blick” ka bërë një shkrim intresant madje duke e thumbuar në një formë tenistin provokues serb, Novak Gjokoviq.

“Gjokoviq vuan kur Serbia është jashtë”, është shkrimi i mediumit zviceran.

37-vjeçari para ndeshjes shënoi topin me lojtarët serbë dhe më pas vuan në tribuna”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

Anglia nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Sllovenisë me shifrat 0-0, rezultat ky që i dërgon të dyja skuadrat në fazën tjetër.

“3 luanët dominuan në fraksionin e parë, por pa realizuar dot. Ekipi i Kek kishte menduar mjaft mirë për mbrojtjen, duke mos i lejuar hapësira kundërshtarit. Fraksioni i dytë, ashtu siç pritej, u bë edhe më interesant, por sërish goli mungoi. Anglia e mbyll si vend i parë me 5 pikë, Sllovenia me 3 pikë kalon si e tre-ta.

 

Derniers articles