12.5 C
Berne
dimanche 13/10/2024

Diaspora kosovare nga Zvicra me 14 shkurt harxhoi mbi 6 milionë franga!

Prishtinë, 14 shkurt -Një milion e 794 mijë e 862 votues me të drejt vote, prej tyre 49 mijë e 198 votues për herë të parë, sot vendosin për përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe Qeveri. Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë. Qytetarët me të drejt vote do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2382 vendvotime. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 12:00 kanë votuar mbi 10% e votuesve, apo mbi 180 mije votues, njofton korrespondeti  i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i derguar në Kosovë.

Ja pse KQZ me shefen Vadelte Daka, po masakron voten e diasporës, duke e mohuar te drejtne per te votuar ne vendin e tyre ?

May be an image of one or more peopleSiq eshte raportuar diaspora shqiptare (kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe vendet e tjera te BE-së) mbi 10 mije sish, per here te pare po merr pjese masovikisht ne mënyre të organizuar ne zgjedhjet e sivjeme. Por, nga ana e tyre ka shume ankesa per shkak padrejtesive qe po ju behene ne menyre tendencioze nga ana e KQZ-së, pikërisht nga shefja e saj Valdete Daka, nje grua e cila gjendet ne krye te KQZ-se qe dhjete vite, qe ne Kosove njihet si mikeshe e ish-presidentit Hashim Thaci, raporton korrespondeti  i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i derguar në Kosovë.

Znj.Daka mediat ne Kosovë e akuzojne se eshte pjese estrukturave të kriminalizuar e cila ben “kontrabande” me votat e zgjedhjeve ne Kosovë, kesaj radhe per te eleminura apo reduktuar votat e diaposporës kosovare te cilet shumica jane pro liderit Albin Kurti nga VV.

« Valdete Daka po ben veper penale me sjelljet e saj, duke e shnderruar KQZ-ne si nje prone private te saj KQZ-në. Pradnja znj. Daka ehste koka e krimit dhe nismëtare e vjedhjes industriale të votave, si pjesë e një ndërmarje kriminale!.. » ka thëne sot në një intevriste per gazeten zvicerane ne shqip « Le cantopn27.ch z.Sami Kurteshi, anetarë i KQZ-së ne Prishinë.

Rreth 50 mije votime te diapsores KQZ i hedh ne berrllog (poubele) 

Bildergebnis für proteste gjenevë okbRreth 60 pako me fletëvotime nga diaspora pritet të mbërrijnë këtë të shtunë në Kosovë. Të njëjtat nuk do të merren parasysh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkaku i ardhjes jashtë afatit të përcaktuar me ligj. Afati për ardhjen e pakove nga diaspora ka përfunduar të premten, më 12 shkurt. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kanë dhënë detaje lidhur me pakot e ardhura me vonesë, derisa kanë bërë të ditur se brenda afatit ligjor kanë pranuar 43 mijë e 477 pako të supozuara me fletëvotime.

Sipas gazetes ne shqip Le Canton27.ch edhe me skandaloze eshte se KQZ sot po diskriminon diasporen, voten e qindra kosovareve te ardhur nga nga Zvicra dhe vendet e Evropës te cileve po ju mohohet e drejat e tyre per te votuar edhe pse jane ne rregull me dokumentacione, te cilet bene 2 mije km. rruge duke hargjuar 1000 franga për të votuar.

Diaspora shqiptare me 14 shkurt harxhoi mbi 6 milionë franga per te votuar!

Mesohet po ashtu se per 14 shkurt, diaspora shqiptare harxhoi mbi 6 milionë franga per te votuar edhe pse ky proces mund te ndodhte nga Zvicra apo vendet tjera te BE-së sikur te funksiononte shteti normal, kur dihet se ne Evrope Kosova ka ambasada dhe konsulata?! Me mire keto te holla me i pas derguat te varfurve ne Kosovë ose per te ndertuar dy-tri fabrika per te zbutur papunesine e amdhe dhe per ta ndalur eksodin jashte vedit!

Merrne me mend KQZ i lejon te votojnë serbet nga jashtë, nga Beogradi, Nishi, Kraleva e Shumadija (qytete keto nga Serbia)  kurse diasporen shqiptare jo!!!..Turp! Veq kesaj KQZ personave me aftersi te kufizuar ju kane lene te votojne ne katin e dyte apo te tretë, te cilet eshte e pamundur të votojne, a nuk eshtë kjo masaker ndaj votes se diasporës kosovare e cila sot e ushqen Kosovën me buke mbi 500 mije qytetare!? Kjo kuptohet se diapsora kosvare gjuja me buke, qveria, KQZ gjuaj me gure dipaoren?! Nje proverb popullit shqiptar thotë se « qenit te keq edhe pse i jep buke, ai të kafshon.. »!

Derniers articles