12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Edhe Zvicra rrit numrin e ushtarëve në Kosovë. Numri i Swisscoy arrinë në 215 pjesëtarë

Bernë, 14 prill -Zvicra ka marrë komandën e transportit të personelit dhe materialeve për misionin e KFOR-it, gjë që ka kontribuar në rritjen e pjesëtarëve zviceranë për 20 ushtarë, kështu që kontingjenti zviceran tani numëron 215 ushtarë, njoftoi gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar autoriteteve nga Berna zyrtare.

Siç thuhet në njoftim, sot është dislokuar një kontingjent nën komandën e kolonelit Cyrus Wagner dhe forcat shtesë do t’i mundësojnë Zvicrës që të marrë drejtimin e kompanisë shumëkombëshe të transportit Kfora, transmeton Le Canton27.ch

Shtohet se në këtë mënyrë Zvicra do të rrisë kontributin e saj për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Theksohet se viti i kaluar u shënua me ngjarje të ndryshme në fushën e ndërtimit të paqes ushtarake në mbarë botën, përfshirë Kosovën, dhe trazirat në veri të Kosovës në maj të vitit 2023 edhe një herë ilustrojnë brishtësinë e situatës.

“Në këtë kuptim, KFOR-i vazhdon të luajë një rol kyç si garantues i sigurisë dhe stabilitetit në rajon, gjë që është edhe në interes të politikës së sigurisë së Zvicrës”, thuhet në njoftim.

Zvicra ka marrë përsipër komandën e një kompanie transporti shumëkombëshe nga ushtria austriake, dhe marrja e kompanisë së transportit, siç thuhet në deklaratë, i ofron Zvicrës një mundësi për të forcuar angazhimin e saj ndaj aleancës së NATO-s brenda KFOR-it dhe për të mbështetur misionin në përshtatje. rrethanat e ndryshuara të rëndësishme për sigurinë në rajon.

Derniers articles