4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Dimri që e lam pas mori me vete 21 persona në Zvicër që u mbytën në orteqe

Bernë, 27 maj -Vetëm këtë dimër 21 persona kanë humbur jetën nga ortekët në Zvicër dhe 222 janë prekur prej tyre. Kjo është më e lartë se mesatarja e regjistruar në 20 vitet e fundit, tha Instituti për Kërkimin e Borës dhe Ortekut (SLF) në Davos, shjrkuan ATS/SDA, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas SLF, 137 orteqe u raportuan në Zvicër gjatë dimrit 2022-2023, duke prekur 222 njerëz – gati dyfishi i numrit të njerëzve të prekur në dimër gjatë 20 viteve të fundit.

Rreth 21 persona humbën jetën në ortekë, pak më e lartë se mesatarja e 17 vdekjeve të regjistruara gjatë 20 viteve të fundit. Shumica e atyre që vdiqën ishin në turne skish, me nëntë skiatorë jashtë pistes që humbën jetën në ortekë. Nuk u regjistruan vdekje në zonat e skive.

Çfarë po shkakton ortekët?

Orteku më vdekjeprurës ndodhi më 19 maj mbi Stechelberg në qytetin Lauterbrunnen në kantonin e Bernës, i cili vrau tre persona.

Aksidentet malore në Zvicër: shifrat

Në shkurt, një seri orteqesh gjatë një fundjave vrau 11 persona në Zvicër, Austri dhe Itali. Javën e kaluar tre alpinistë holandezë u gjetën të vdekur në kantonin zviceran të Valais, pasi u befasuan nga një ortek.

Derniers articles