Memetali Arifi, jeton dhe punon në Gjenevë, zyrtar i Kosovafly (nga Gjilani): Liria dhe paqja nuk ka cmim! Por, kjo nuk mund te sigurohet pa ushtri te forte, siq e ka Zvicra dhe mbare vendet Evropiane.
Bernë, 29 shtator -Po bëhen me shumë një javë qe kur në veri të Kosovës po mbretëron nje situata e brishtë, tejet e tensionuar, pas venies se Qeverise kosovare reciprcitetin Serbise me tabelat e vetura, ku Serbia ndaj Kosoves ka aplikuar shumë vite më herët. Ket situate edhe me shqetësuese e kane bërë provokimet nga pala serbe me tanke dhe avion luftarak (MIG) në brezin kufitar me Kosovën qe ta perkujtonë periudhe e Serbisë nën regjimin e Miloshevicit. Pra, për gjitha keto redaksia e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka zhvilluar nje anketë, biseda me dhjetra kosovarë, qe jetojnë dhe veprojne në Zvicer. Ja se cfare thonë ata për zhvillimet e fundit në Kosovë..
Aeroplanët luftarakë serbë (MIGG), helikopterë, tanke, kolana kamionesh te mbushur me police e ushtare serbe nga Beogradi e Nishi drejt Kosovës qe u pane këto ditë na perkujtojne skenat ne kohen e Miloshevicit para vitti 1999 qe imponoi shqiptaret t’i kapin armet por edhe nderkombëtaret te intervenetojne ushtarakisht.
« Beogradi me benzinën që hargjoi vetem javën e fundit per tanke e avion luftark, per te treguar “muskujt”, tuj qit poza ne kufi me Kosovën, kishte ndertuar 10 shkolla ose fabrika ne Luginen e Presheves duke punësuar qindra qytetare, per te parandalur eksodin drejt Zvicrës dhe vendet tjera te BE-së… » thonë fillimisht te anketuarit per gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Zvicra, BE dhe NATO ftojnë Beogradin dhe Prishtinën ne tavolinen e dialagut se lufta nuk zgjedh problemet!
Lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë ditët e fundit, bashkësia ndërkombëtare (nga Ambasada e SHBA, NATO dhe BE) reagoi dhe u bëri thirrje palëve që të përmbahen dhe të ulen në tryezën e negociatave. Edhe autoritetet zvicerane te shqetesuar per situten e krijuar, po e percjellin gjendjen per se aferni duke kontaktuar palet.
Diaspora sy e vesh kah Kosova, po percjell situaten ne cdo minute. Nga nje anekte me dhejtra shqiptare, kryesisht nga Kosova qe jetojne dhe veprojne ne Zvicer thone njezërit, se nuk mund te qëndrojne duarkryq përballë kesaj situate. Ata kane shprehur gatishmerine te ndihmojne vendin ne te gjitha format, madje edhe financiraisht duke kontribuar me nga 5000 CHF, por po qe nevoja edhe te sakrifikojne jeten për Kosovën sepse ata ne vendlindje kane prinderit, motrat dhe vellezerit dhe kane një pervoje te hidhur nga Serbia qe nga viti 1999.
Keshtu ka shkruar ne llogarine tij ne fb Nehat Zenuni. Sipas tij: « Jam i gatshem ta sakrifikoj edhe veten nese eshte nevoja per atdheun tim, per shtetin tim dhe kryeministtin Albin Kurti.. »
Mërgimtari nga Zvicra: Jam i gatshëm t’i jap 5 mijë CHF per armatim në Kosovë!
Këto provokime te Serbisë ka bërë që edhe diaspora shqiptare të mobilizohet në shërbim të atdheut. Ata me mjaft shqetësim po i ndjekin zhvillimet e fundit në vendlindje, meqë familjet e tyre jetojnë atje. Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mësuar nga burimet e saj shqiptaret në Zvicer dhe diaspota tjeter ne vendet evropiane jane ne pritje te ftesës nga Prishtina zyratre. Sipas bashkebiseduesve tane ketu behet fjale per mijëra te rinjë.
Memetali Arifi, jeton dhe punon në Gjenevë, zyrtare i Kosovafly (vjen nga Gjilani): Une jam i mendimit qe ne ne Zvcer dhe vendet e BE-së te themelojme nje fond kombetar per te ndihmuar Foract tona qofte ate te policise apo ato te FSK-së. Une për vete, personalisht kisha dhuruar sot 5.000 CHF per armatim në Kosovë! Liria dhe paqja nuk ka cmim! Por, kjo nuk mund te sigurohet pa ushtri te forte, siq e ka Zvicra dhe mbare vendet Evropiane. Sa i perket intervernimit te Serbise ne Kosove, nuk e besoj se do të ndodhë asesi, sepse KFOR dhe nderkombëtaret ne rajon nuk gjendet rastesisht, as per te numëruar zogjët.
Adil Maliqi, jeton dhe punon në Cyrih (vjen nga Kamenica ): Me vendimin e fundit me tabeléat, Qeveria aktuale e Albin Kurti ka vepruar konform kushtetutes së Kosovës i cili po perpiqet te vej rend dhe në funksion shtetin juridik ne bashkepunim me nderkombëtaret. Ata qe ishin njëzet vjet nuk kan bënë asgje, perkundrazi i kanë dhanë hapsirë bandave kriminale ve ne veri per te ndertuar nje zone anti ligjor, qe sot po protestohet sepse eshte ndalur rruga e trafikantëve dhe kontrabandes ne keto dy pika ku gjendet policia e Kosovës. Nuk jam fare i shqetësuar as për tanket e as për deklaratat e Vuciqit, sepse ai i ben vetem per vota per asgje tjeter! Ne qoft se ky Göbelsi i Milosheviqit deshiron luftë, Kosova dhe NATO i ka treguar me se miri ne vitin 1999 se cfare don te thote lufta!.. »
Agim Sherifi jeton dhe punon ne Gjenevë (vjen nga Zhegra): Zhvillimet e fundit ne Kosovë jo vetëm unë, por ne te gjithe shqiptaret po i ndjekim me interesim, por edhe me shqetesim te madh edhe pse vendimi i reciprocitetit me tabelat ka qenë i domosdoshem. Nderhyrja eventale e Serbisë ne Koaovë besoj se do te ketë një perkeqesim te situates ne gjithë rajonin, por nuk besoj se do te ndodhë, përderisa ne rajon kemi prezent KFOR-in. Dhe ne rast nevoje, ne ne Zvicer dhe Evropë do te mbeshtesim qdo kerkese, apel, apo fetesë per ndihme nga ana e Qeverise sonë, ashtu siq jemi pergjigjur gjithmone. Tek ne mergimtaret nuk ka munguar asnjehere solidariteti!
Ali Ramiqi, jeton dhe punon ne Gjenevë (vjen nga Vitia) : Po, ka bërë mirë Qeveria dhe pas kësaj sjelljeje të Serbisë, ka plotësisht aresye të thelloi masën e reciprocitetit. Jo vetëm qytetarët shqiptarë të Zvicrës por edhe ne te Francës, do i përgjigjemi pozitivisht ftesës se Qeverisë, për aktivizimin, moblizim me kontribute e ndihma financiare apo forma tjera…
Migjen Kajtazi, Jurist-ndermjetësus i konflikteve jeton dhe punon ne Lozanë (vjen nga nga Shpati i Drenicës): Kjo situat eshte edhe nje thirrje per politikanet qe te ken qasje me serioze per forcimin e shtetit dhe te mirren me seriozisht me problemet e komunitetit si ne Kosove dhe ne diasporë.
Lulzim Maliqi, jeton dhe punon ne Cyrih (vjen nga Kamenica): Si cdo mergimtare ne Zvicer edhe une ndjek me mjaft interesim dhe shqetesim te madh zhvillimet e fundit ne Kosovë, meqe atje kemi familjet tona. Me sa dijë unë veprimi i fundit i Qeverisë së Kosovës është në zabtim te marrëveshjeve të qeverive te kaluara, në Bruksel me Qeverinë e Serbisë. Nuk e besoj se do te kete ndonje koinlikt, meqe ne rajon kemi KFOR-in dhe EULEX-in
T’ju përkujtojmi se ne Zvicër sot jetojne dhe veprojne rreth 300.000 shqiptarë, kryesisht nga Kosova. Ne armaten zvicerane nga 100 mije ushtarë, sot kemi rreth 3-4 mije ushtare dhe oficere me origjine shqiptare nga viset e ballkanit. Komuniteti shqiptar, si me i madh ne Zvicer, perballe provokimeve serbe nuk ndjehen rehat për shkak se në rajon kane prinder, motra, vellezërit dhe familjaret e tyre, kane deklaruar aktivist te shoqatave dhe partive politike qe vcerpojne në Zvecër.
Ky solidaritet dhe ftesa e liderëve u deshmua edhe ne zgjedhjet e fundit ne Kosovë ku u kerkua bota e e skomunitetio kosvar ne Zvcer dhe diaspore, por edhe në luftën e fundit, ku rreth 70 per qind e luftetarëve te UCK-së ishin nga Zvicra dhe vendet evropiane, shkruan ne fund gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Per kete solidaritet dhe gatishmeri per te ndihmuar vendlindjen dheshmon edhe nje postim i nje bashkëkabasi tejter ne llogarine e tij sociale ne fb, ku ka shkruar se « Un Endrit Bujupi , Jam ni mergimtar jetoj ne Gjermani un jam i gatshem me kontribu per shtetin tonë me 5000€ per me forcu shtetin e Kosoves per Armatim edhe un mendoj se qdo mergimtar e qdo Shqiptar e ban te njejten sikur un mos te presim deri sa te bahet von se dikur asht shum von e lus kryeministrin e kosoves Albin Kurti le ta merr nje vendim dhe ta hap nje llogori qe asht e sigurt se keto para shkojn ne vendin e duhur veq per Armatim qdo mergimtar ka me kontribu jam i bindur !! Rrespekt per krejt Shqiptaret anemban Botes »