8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Zvicrës nuk i mjafton asistimi i Xhakës

Kombëtarja e Zvicrës kthehet duarthatë nga stadiumi Lviv, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Ukraina, në takimin e xhiros së parë të grupit 4 të Ligës së Kombeve, Divizioni A.

Futbollistët Yarmolenko  (14′) e Zinchebko (68′) shënuan për fitoren e Ukrainës

Ndërsa kapiteni Granit Xhaka asistoi deri të Haris Seferoviq i cili nga 25 metra shënon gol të bukur në minutën e 41-të, por nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv.

Sulmuesi Albian Ajeti u paraqit nga minuta e 73-të, ndërsa Xhaka ka luajtur tërë takimin por nuk arritën pikë në fushën ukrainase. Te Zvicra u vërejt mungesa e Xherdan Shaqirit, për shkak të një lëndimit.

Derniers articles