14.1 C
Berne
mercredi 23/10/2024

Zvicra në grup me Kosovën në kualifikimet e Kampionatit Evropian

Në Frankfurt të Gjermanisë sot është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2024.

Bernë, 9 tetor -Kosova do të përballet me Zvicrën, Izraelin dhe Rumaninë (Groupe I : Suisse, Israël, Roumanie, Kosovo, Biélorussie, Andorre), njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Kombëtarja e Zvicrës në futboll do të përballet me Izraelin, Rumaninë, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani. Ky ishte rezultati i shortit në Frankfurt 614 ditë para fillimit të Kampionatit Evropian në Mynih.

Raundi i parë do të zhvillohet nga 23 deri më 25 mars 2023, i fundit nga 19 deri më 21 nëntor 2023. Dhjetë fituesit e grupeve dhe nënkampionët kualifikohen drejtpërdrejt në finalet e EURO nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024. Tri bileta të tjera do të jepet në play off-et e marsit 2024, për të cilat skuadrat mund të kualifikohen përmes Ligës së Kombeve.

Kurse ne Grupin G gjendet Serbia, Hungaria, Mali i Zi, Bulagaria dhe Lituania (Groupe G : Hongrie, Serbie, Monténégro, Bulgarie, Lituanie)

  • Dhjetë grupet e kualifikimit për Kampionatin Evropian 2024

Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra.

Grupi A: Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro.
Grupi B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar.
Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë.
Grupi D: Kroacia, Uellsi, Armenia, Turqia, Letonia.
Grupi E: Polonia, Çekia, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavia.
Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni.
Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani.
Grupi H: Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Kazakistani, Irlanda e Veriut, San Marino.
Grupi J: Portugali, Bosnje-Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtajn.

Ouvrir la photo

Derniers articles