Lamtumirë Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”, ka shkruar Federata. Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona, ka vdekur në moshën 60 – vjeçare, konfirmon avokati dhe agjenti i tij i vjetër Matias Morla.
Ai pësoi një arrest kardiorespirator në shtëpinë në Tigre, ku ishte vendosur pas operacionit në kokë, ka shkruar gazeta « Clarin ».
Ja shkrimi në Argjentinë
Mediat argjentinase kanë raportuar se legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ka vdekur.
Gazetat argjentinase “Clarin” dhe “Ole” shkruajnë se fituesi i Kampionatit Botëror pësoi një arrest kardio-frymëmarrje të mërkurën në mëngjes me kohën lokale në qytetin Tigre.
Gazeta nga Argjentina
Maradona kohët e fundit ka bërë një operacion për të hequr një mpiksje gjaku nga truri i tij.