12.2 C
Berne
lundi 16/09/2024

Trofeu i 15-të në histori, kryevepër e Realit në Champions

Klubi spanjoll fiton Ligën e Kampionëve të 15-të në historinë e tij, i 6-ti në 11 vjet. Liga e Kampionëve është konkurrenca e Real Madridit dhe ky edicion 2024-2025 vetëm sa do ta përforcojë këtë thënie. Të huajt në finale, Dortmundi ishte befasues, madje dominoi në pjesën e parë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Real Madrid ka fituar Champions League për herë të 15-të në histori, pas triumfit 0-2 në “Wembley” ndaj Dortmund. Pas çerek ore lojë, ishin madrilenët që provuan me anë të Vinicius, goditja e sulmuesit brazilian nuk pati shënjestrën e duhur. Në minutën e 21-të, verdhezinjtë iu afruan ndjeshëm golit, Adeyemi kishte shansin e artë të realizonte, por gaboi para portierit, edhe pse dribloi Courtois-n. 2 minuta më pas, Fullkrug u ndal vetëm nga shtylla. Të besuarit e Ancelottit e patën të vështirë të dilnin përpara, teksa hasën në murin verdhezi.

Pjesa e dytë filloi “zjarr” për Realin, Kroos vendosi në provë portierin Kobel me një goditje dënimi, e menjëhershme përgjigjja e “gardianit”. Për të ardhur te goli, gjithçka nis nga një goditje këndi, Carvajal u hodh mbi të gjithë, për të dërguar topin në rrjetë. Pas shënimit të golit, spanjollët morën zemër dhe ngulmuan edhe për të dytin.

Goli i sigurisë mban firmën e Vincius në të 83-tën. Menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit slloven Vincic, “shpërtheu” festa në stadium por jo vetëm, Real Madrid ngjitet kështu në majën e Europës. Gëzim i madh për Kroos, natë magjike për të, në ndeshjen e fundit me fanellën e Los Blancos. Real Madrid kompleton kështu një sezon pothuajse perfekt, pasi ka fituar edhe kampionatin.

Në krahun tjetër, Dortmund meriton duartriktje për atë që dha këtë edicion, e natyrisht duhet të provojë përsëri.

 

Derniers articles