Zurich / FIFA, 13 dhjetor -Pas aventurës në Europian dhe zhgënjimit në Ligën e Kombeve, kane filluar përgatitejet për Botërorin 2026, i cili për UEFA-n ka marrur formën ditën e sotme në Zuirich kur sot ne mesidte u hodh shorti i kualifikueseve. Ngakonfederata e UEFA-s këtë herë në Botëror do të marrin pjesë 16 kombëtare, me turneun që do të zhvillohet për herë të parë me 48 ekipe, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe ndoqi ket evenement sportiv te shorti per për Kupën e Botës 2026
Redakori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch nga FIFA-s: Kosova konfirmohet në vazon e katërt nga FIFA për kualifikimet për Kupën e Botës. FIFA ndalojnë Rusinë nga Kupa e Botës 2026 dhe të gjitha turnetë e tjera ndërkombëtare
FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt.
Kosova është vendosur në vazon e katërt dhe pritet të përballet me tri përfaqësuese më të forta. Shqipëria gjendet në vazon e tretë dhe ka mundësi për një përballje me Kosovën.
Kualifikimet për Botërorin 2026: Kosova e nis në Zvicër. Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kalendarin e ndeshjeve të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Kosova garon në Grupin B, ku ndodhen edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovenia, një grup mjaft të fortë dhe sfidues
Në vazon e parë janë tetë çerekfinalistet e Ligës së Kombeve: Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, dhe katër ekipet më të ranguara në UEFA: Anglia, Belgjika, Zvicra dhe Austria.
Ja Shorti për kualifikimin në Botëror: Bazuar nga shorti i sotëm ne FIFA filloi me Kosovne e para, Shqipëria si gjithnjë në bisht të Serbisë. Së pari, luksemburgasit nxirren nga vazo 4. Ata plotësojnë grupin A. Pas kësaj, Zvicra e njeh edhe kundërshtarin e fundit. Është Kosova. (Grupi B: Zvicër, Suedi, Slloveni, Kosovë; Grupi K: Angli, Serbi, Shqipëri, Letoni, Andorra
UEFA e ka ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për veprime raciste nga tifozët në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke përfshirë përpjekjen për të djegur një flamur të Shqipërisë në Zvicër.
Vendimi u bë publik të premten, disa orë përpara se Serbisë dhe Shqipërisë t’u binte shorti nga FIFA në të njëjtin grup kualifikues për Kupën e Botës 2026 – që do të thotë se ato do të luajnë dy herë me njëra-tjetrën, në shtëpi dhe jashtë,
Ju kujtojmi se FIFA dhe UEFA kanë zgjatur ndalimin e Rusisë nga futbolli në mbarë botën përpara shortit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Bashkimi Rus i Futbollit (RFU) është përjashtuar nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të 2022.