Gjenevë, 31 mars – Sonte (20:45), në stadiumin kombëtar “Fadil Vokrri”, Kosova pret Turqinë në një ndeshje historike për kualifikimet e Kupës së Botës, ku të dy ekipet do të jenë në “luftë” sportive për të parë se kujt do t’i buzëqeshë fati. Kjo ndeshje ka zgjuar interesim të madh nga mbarë viset shqiptare në Ballkan, deri në Turqi dhe në diasporë. Vetëm nga Zvicra, gjatë tri ditëve të fundit, kanë udhëtuar mbi 2000 mërgimtarë për ta ndjekur këtë përballje.
Një dekadë pas pranimit të Kosovës në UEFA, për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch flet z. Fatmir Kuqi, krahu i djathtë i të ndjerit Fadil Vokrri në lobimin për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, ku fushata zhvillohej kryesisht në qytetin ndërkombëtar të Gjenevës.
Fatmir Kuqi nga Gjeneva: Sonte në Prishtinë, në mesin e mijëra tifozëve, do të jetë edhe kontributi dhe “forca” e Fadil Vokrrit në ndeshjen historike për Botërorin

Sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch, personat që hapën dyert e Kosovës në UEFA dhe FIFA janë: Hasan Kadriu nga Presheva, menaxheri i parë shqiptar në FIFA; Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK); si dhe Fatmir Kuqi (Kuki), një biznesmen i njohur dhe veprimtar i shquar në diasporën shqiptare, i cili jeton dhe vepron në Gjenevë.
Z. Kuqi ishte krahu i djathtë i të ndjerit Fadil Vokrri, duke e shoqëruar atë në çdo hap, në takime dhe aktivitete të ndryshme gjatë procesit të lobimit për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Këtu duhet përmendur edhe Nefail Maliqi, gazetar ndërkombëtar në Gjenevë dhe i vetmi gazetar shqiptar i akredituar në UEFA dhe FIFA. Maliqi, si gazetar, ka zhvilluar intervista me krerët e institucioneve më të mëdha të futbollit evropian dhe botëror, si me Michel Platini (UEFA) dhe Sepp Blatter (FIFA), si dhe me Fadil Vokrrin (FFK), përveç intervistave me yje të futbollit botëror si Pelé, Zinedine Zidane dhe Karl-Heinz Rummenigge.
“Jam krenar dhe i privilegjuar që isha krah legjendës. Mungesa e Vokrrit është e pazëvendësueshme për mua dhe për gjithë sportdashësit në të gjitha trevat shqiptare”, ka thënë Fatmir Kuqi për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Dje (3 maj 2016) Kosova është pranuar në UEFA ajo sonte ajo psynon boterorin!… Kosova një hap drejt Botërorit!

Kosova, e cila u pranua në garat e UEFA-s dhe FIFA-s vetëm një dekadë më parë, pas fitores ndaj Sllovakisë sot është shumë pranë ëndrrës së madhe – kualifikimit në Kupën e Botës. “Sot Kosova një këmbë e ka në Kosovë e një në Amerikë (drejt Botërorit)”, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Vendimi për pranimin e Kosovës në UEFA u mor në Kongresin e UEFA-s në Budapest, ku votimi përfundoi me 28 vota pro dhe 24 kundër për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Rreth 10 ditë më vonë, më 13 maj 2016, Kosova u pranua edhe në FIFA.
Fatmir Kuqi njihet si një nga personat që e ndihmoi më së shumti ish-kreun e FFK-së, të ndjerin Fadil Vokrri, në sensibilizimin dhe promovimin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare. I njohur me nofkën “Kuki”, biznesmeni i suksesshëm kosovar në Zvicër dha një kontribut të çmuar duke e mbështetur Vokrrin në takimet dhe kontaktet e tij me përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme të futbollit botëror.
Sipas z. Kuqi: “Meritat për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA padyshim i takojnë legjendës Fadil Vokrri. Në çdo takim që kishim, ai ishte pozitiv, i hareshëm dhe gjithmonë i buzëqeshur, por mbi të gjitha me një vizion dhe shpresë të madhe se Kosova, në një të ardhme jo shumë të largët, do të kualifikohet në Botëror.”
Debutimi i Kosovës në Kupën e Botës apo fundi i shpresave të Turqisë?
Sonte, Kosova pret Turqinë në orën 20:45 në një duel të nxehtë për biletën e lakmuar të Kupës së Botës. Për kosovarët, të cilët iu bashkuan UEFA-s dhe FIFA-s vetëm në vitin 2016, kualifikimi do të ishte historik – paraqitja e parë në një turne të madh ndërkombëtar, qoftë në Kupën e Botës apo në Kampionatin Evropian.
Kosova, e cila u pranua në garat ndërkombëtare vetëm një dekadë më parë, pas fitores ndaj Sllovakisë është shumë pranë realizimit të këtij ëndrre, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Nga ana tjetër, Turqia festoi suksesin e saj më të madh në Kupën e Botës 2002, ku arriti vendin e tretë sensacional. Para kësaj, ajo kishte marrë pjesë vetëm një herë në vitin 1954 në Zvicër. Që nga ajo kohë, kombëtarja turke pret rikthimin në skenën botërore dhe synon të sigurojë pjesëmarrjen e saj të tretë në një Kupë Bote.



