6.9 C
Berne
dimanche 10/11/2024

Milaim Rama hap akademi të futbollit në Zvicër

Milaim Rama vlerësohet se ka hapur dyert për futbollistët shqiptarë në përfaqësuesen e Zvicrës. Tani Rama do të angazhohet për të përgatitur futbollistë të rinj, edhe shqiptarë, për nivele të larta të sportit.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave zvicerane, Rama, ka vendosur të hapë akademi të futbollit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama të martën për « Kohën »

Milaim Rama është shqiptari i parë që ka luajtur në një ngjarje të madhe të futbollit. Ishte pjesë e Zvicrës në “Euro 2004”. Ishte aktivizuar në ndeshjen ndaj Francës, duke luajtur prej minutës së 85-të. Për të ishte ndeshja e fundit te Zvicra.

 

Milaim Rama 44-vjeçari nuk është shkëputur asnjëherë nga futbolli, ndonëse nuk luan prej vitit 2012. Tani ka vendosur të hapë akademi të futbollit.

“Përvojën personale, atë që e kam fituar gjatë karrierës mbi 15-vjeçare si futbollist profesionist, gjithnjë jam munduar ta përcjell te gjeneratat e reja. Kështu lindi ideja që të hap një akademi të futbollit. Unë mendoj që një profesionist di dhe mundet t’u ofrojë djemve të moshës së re mundësinë që të marrin më të mirën e mundshme nga disiplina, sjellja dhe nga shembulli im, sakrifica ime për të arritur kulmin si futbollist”, ka theksuar Milaim Rama.

Ai ka treguar se bëhet fjalë për një projekt të ri. Selia e akademisë do të jetë në kantonin Aargau, në periferi të Zuerichut. Rama vlerëson se shkolla është e organizuar në mënyrë shumë profesioniste.

Do të udhëhiqet prej tij.

“Unë do të jam trajner kryesor. Aty janë edhe Ridvan Bilalli, një ish-futbollist i Bashkimit të Kumanovës, Besim Ramadani, një ish-futbollist. Trajner do të jetë edhe Muhamet Mustafa, aktualisht ndihmës në ligën e parë. Jemi një staf shumë profesional dhe besojmë që futbollistët që do të vijnë në Akademinë tonë do të marrin më të mirën e mundshme”, ka shtuar Rama.

Derniers articles