Messi ia doli t’i mposhtë të gjithë, duke lënë mbrapa Erling Haaland apo edhe Kylian Mbappe. Kujtojmë që “pleshti” ndihmoi jashtëzakonisht shumë Argjentinën për të fituar Botërorin e Katarit, falë paraqitjeve fantastike të tij.
Në total, Lionel Messi ka fituar 98 trofe gjatë gjithë karrierës së tij. Si lojtar i Barcelonës, ai mori 35 trofe gjatë ecurisë së tij 17-vjeçare me ekipin e parë. Ai gjithashtu ka fituar 50 trofe individual.
Sa i takon ccmimeve të tjera të fituara mbrëmjen e sotme, lojtari i ri më i mirë u shpall Bellingham, portieri më i mirë u vlerësua argjentinasi Emiliano Martinez, ndërsa ccmimi i bamirësisë iu dha Vinicius-it.
Golashënuesi më i mirë? Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi jo por 56 gola.
Pas fitimit të Champions League, skuadra më e mirë është parë e arsyeshme të vlerësohet Manchester City.
Çmimet:
“Topi i Artë” për femra: Aitana Bonati
“Topi i Artë” për meshkuj: Messi
Çmimi Sokrates (i bamirësisë): Vinicius
Çmimi Gerd Muller (Golashënuesi): Haaland
Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Aston Villa)
Trofeu për të riun më të mirë të sezonit: Jude Bellingham (Real Madrid)
Skuadra më e mirë: Manchester City