Kombëtarja e Kosovës mbetet duarthatë në duel me Greqinë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Grekët shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj Dardanëve, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin C.
E para, Kosova është paraqitur pa një numër të madh të futbollistëve cilësorë, si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Leart Paçarada, Benjamin Kololli, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala etj.
E dyta, përkundër mungesave, loja e djelmoshave tanë nuk ishte ashtu siç jemi mësuar në takimet e kaluara.