8.7 C
Berne
vendredi 8/11/2024

Granit Xhaka, sërish i del testi pozitiv!

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, humb ndeshjen me Italinë.

“Granit Xhaka ka korona virus. Kjo u konfirmua gjithashtu nga testi i dytë i PCR të enjten, i cili gjithashtu ishte pozitiv.

Kapiteni humb ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Italisë dhe Irlandës së Veriut”, shkruan “Blick”.

“Pak para ndeshjes miqësore kundër Greqisë të mërkurën në mbrëmje, Xhaka rezultoi pozitiv me korona.

Pasi simptomat e para u vunë re në mëngjes te 28-vjeçari, një test i shpejtë fillimisht doli negativ. Për të qenë të sigurt, gjithsesi u krye një test PCR, i cili dha rezultatin pozitiv në mbrëmje”, shkruan më tej./ KEMAJL GOCA

Derniers articles