17 C
Berne
lundi 15/07/2024

Erza Hasani: Kastrioti ka qenë në kaos kur e morëm, tani do të jetë befasi!

Kastrioti i Ferizajt (femrat) ka përfunduar në vend të pestë me 27 pikë të mbledhura në edicionin që e lamë pas në Superligën e Kosovës në hendboll.

Presidentja e klubit Kastrioti të Ferizajt, Erza Hasani, tha se kohën kur e morën drejtimin e klubit, e kanë gjetur në kaos dhe para falimentimit, ndërsa tani është mbyllur faza e parë e vënies së ligjshmërisë.

Znj. Erza, a është e vërtetë që KHF Kastrioti tani po mendon për përforcime, po ashtu edhe për trajner të ri?

“Tani më është mbyllur faza e parë e vënies së ligjshmërisë në klub që ka qenë pothuajse në shuarje dhe në kaos total dhe para falimentimit si rezultat i keqpërdorimeve, keqmenaxhimit të individëve dhe kryesive të caktuara. 

Tani më kjo është e kaluar dhe në këtë kampionat kemi objektiva konkrete për ta renditur Kastriotin në pozitën më lartë në ligë. 

Jemi mirënjohës për angazhimin ndaj të gjitha vajzave, trajnerëve dhe padyshim se do të ketë edhe prurje të reja të lojtareve.

Kastrioti do të jetë befasi në këtë kampionat.

Pra mund të ju konfirmojmë se do të këtë përforcime edhe me lojtare te reja krahas potencialit që e posedojmë aktualisht”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”. /KEMAJL GOCA

Derniers articles