9.5 C
Berne
mardi 7/05/2024

Shkrimtari i njohur shqiptar Kadare bëhet me tre pasaporta. Pos atij shqiptar dhe francez, sot ka marrur edhe atë të Kosoves, shtetit më të ri në Evropë

Prishtinë/Tiranë, 5 shtator -Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Shqipëri ka takuar edhe shkrimtarin Ismail Kadare, të cilit ia ka dorëzuar dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Ke tre mund te thuhet se shkrimtari i njohur shqiptar Kadare bëhet me tre pasaporta. Pos atij shqiptar dhe francez, sot ka marrur edhe ate të Kosoves, shtetit më të ri në Evropë, shkruan nga rajoni korrespndenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i cili ndoqi ket ceremoni për se afërmi.

Presidentja, ka thënë se “dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë”.

Sipas Osmanit « Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”.

Ismail Kadare prej dekadash është gjithnjë në listën për çmim Nobel. Ne nje bisede me  redaktorine  gazetews zvcerane Le canton27.ch është shprehur gjithnjë se nuk i intereson më ai çmim dhe se tashmë prej vitesh është indiferent ndaj tij.

« Sa herë jam kandiduar sa duket sikur e kam fituar. A ka cmim me te larte dhe më të madh se sa aim i popuillit tim dhe mijera lexuesve te huaj ne mbare botën… » ka shtuar ai.

Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në mëse 30 gjuhë botërore.

Autor i romaneve si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”,  “Prilli i thyer”, “Kronikë në gurë”, “Kështjella”… si dhe shumë veprave tjera, Kadare, 87-vjeçar, është një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare që nga vitet 1960.

Ai ka fituar shumë çmime për letërsi në mbarë botën përgjatë karrierës së tij, si dhe është përmendur disa herë si kandidat i mundshëm për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi.

Kadare kur flet per shqiptaret në ballkan, ai flet i shqetësuar për shqiptaret ne Serbi që vazhdojne te jenë të diskriminuiar nga regjimi serbë

Shkrimtari ynë i njohur me renome botërore, z.Ismail Kadare i cili mori pjesë në edicionin e 23-të Panairit të Librit në Kosovë. Në Prishtinë kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim shkrimtarin e madh shqiptar me renome ndërkombëtare, Ismail Kadaren. Kdare, duke falënderuar për pritjen nga kryemistri shqipar Albin Kurti, ka thenë se situata ne Kosovë kurrë s’ka qenë më mirë se sa sot. Pas takimit me Kurtin, Kadare i ka dhënë nje interviste gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Në vazhdim, Kadare ka ftuar për unitet liderët shqiptarë në Kosovë dhe ballkan, ne këto momente kur të gjithë i kanë sytë kah Kosova.

Shkrimtari është shprehur kundër rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë pasi “një lëvizje e tillë do të cenonte stabilitetin në Ballkan”.

Më pas, duke komentuar situatën në Kosovë dhe Luginën e Preshevës (rajon ky i banuar kryesisht me shqipare ne Serbine Jugore)  Kadare, thekson se, “situata në Luginën e Preshevës është shume e veshtire, ku popullata e atjeshme, shqiptarë në trojet e tyre etnike, ne kete shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare, si dikur, para 1999 ne Kosovë. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Europës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar… »

« Prandaj, Tirana dhe Prishtina duhet jo vetem të shqetesohen por edhe të veprojne me shume për shqiptaret e diskrminuar ne Luginen e Preshevës sepse he per hy kjo pjese e popullates sone eshte me e diskriminuar sot ne ballkan dhe Evropë ”, ka theksuar Kadare për Le Canton27.ch

Duke folur për diasporen shqiptare numri i tre cileve eshte i madh ne Evropë Kadare ne fund ka thenë se « sot fatkeqesisht, por edhe fatmerisisht gjendet nje numër i madh ne France, Zvicer, Gjermani…te ikur nga luftrat dhe regjimet disa nga diktatori serb Slobodan Miloshevic e disa nga dikatori tjeter Enver Hoxha, te cilet kane gjetur strehim ne vendet e ndryshme evropiane te cilet ne distance i kane kontribouar me suksese familjevew dhe atdheut dikush me mjete financiare e ndokush ne aspektin intelektual duke bere sensibilizuar ceshtjen e Kosovës dhe ate mbarë shqiptare në arenen nderkombëtare… »

Derniers articles