11.3 C
Berne
vendredi 24/03/2023

Kryetari i Këshillit Nacional të Zvicrës, Andreas Aebi e uron homologun e tij kosovar Konjufcën

Bernë, 20 prill  -Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi, nëpërmjet një letre ka uruar Glauk Konjufcën për zgjedhjen kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në letërurimin kreu i legjislativit zviceran ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën edhe në të ardhmen, si dhe për t’i forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat e bashkëpunimit parlamentar.

Aebi konfirmon vazhdimin e përkrahjes zvicerane për institucionet kosovare

“Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Zvicra ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me vendin tuaj dhe me kalimin e viteve është bërë njëri nga partnerët tuaj kryesorë, si për perspektivën e zhvillimit, ashtu edhe për rrugën e integrimit të Kosovës në BE. Unë sinqerisht shpresoj dhe lutem që ndryshimi i shprehur nga populli kosovar në kutitë e votimit, shkurtin e kaluar, do të sjellë një epokë të re për Kosovën, një epokë që do të sjellë stabilitet politik, miratimin e shpejtë të legjislacionit kryesor dhe do të shënojë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Aebi në letrën e tij.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të Zvicrës, diaspora e madhe dhe e integruar mirë kosovare në Zvicër dhe partneriteti i gjatë në mes të dy vendeve formojnë një bazë solide për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, duke përfshirë këtu përkrahjen e vazhdueshme zvicerane për institucionet kosovare.

Më tej në letrën e tij z. Andreas Aebi thekson se sapo situata pandemike të përmirësohet, unë shpresoj shumë që delegacionet zvicerane dhe kosovare të jenë në gjendje të takohen në Bernë ose Prishtinë.

“Do të doja të përfitoja nga ky rast, për t’ju uruar çdo sukses në pozitën tuaj të re dhe për të ripohuar dëshirën time që parlamentet tona të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku në të ardhmen”, thuhet ne fund te letrës se tij kreu i Këshillit Kombëtar të Zvicrës drejktuar shefit te parlamentit te Kosovës z.Glauk Konufcës

 

Image

Derniers articles

Gjenevë, Panaiti nderkombëtar i librit, pa asnje libër nga Shqiperia dhe Kosova?! Në Zvicer ma shpejt vinje pashtetat dhe suxhuki se sa libri ne...

Gjenevë, 24 mars -Nga data 22 deri më 26 mars ne Gjenevë eshte hapur Panairi i Librit ku jane prezentuar lexuesve mijera tituj te...

Shefqet Krasniqi e përkrah Zelensky-n: Rusët janë të pafe, Zoti e çliroftë atë vend

Imami i njohur Shefqet Krasniqi, në emisionin “Studio A” në ATV, tha se është impresionuar nga urimi për muajin e Ramazanit nga presidenti i...

Presidenti i Amerikës Joe Biden uron myslimanët ne mabre botën muajin e shenjët të Ramazanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar komunitetin mysliman në ShBA dhe në mbarë botën me rastin e fillimit të muajit...

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...