9.6 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Serbia si në kohën e Miloshevicit, sot një gjykatë serbe ka ndaluar shfaqjen filmave shqiptar?! Filmat së shpejti do të shfaqet në Zvicer dhe do jenë pjesë e Festivalit Nderkombërtar të filmit në Gjenevë

Preshvë, 14 gusht -Gjykata e Lartë në Vranjë ka ndaluar sot shfaqjen e filmit « I Pabesi » nga producenti dhe aktori kryesor Gani Veseli nga Presheva. Vendimin e ka marrë trupi gjykues me kryetare të trupit gjykues Aleksandra Toshiq Arsiq. Avokati i regjisorit te filmit Naser Beka me fakte dhe dhe deshmi ka kundershtuar ndalimin e filmit ne fjlaë, duke e cilësuar si te pabazë dhe tendencioze, njofton nga Presheva korrespekondenti i gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Lugina e Presheves nje krahine e banuar kryesisht me shqiptare etnik (ne kufi me Kosovën) ne Serbi nga mediat boterore dhe raportetimet e organizatave nderkombëtare konsiderohet si vendi me i varfur dhe me i diskrmnuar ne Evropë, ku regjimi i Beogradit po përdor te njejta politika antishiptare si dikur me ata te Kosovës, para vitiit 1999.

Filmi i dytë i kontestuar (Heshtja vret), i të njëjtit producent, ka marrë një ndalim të kushtëzuar, domethënë do të mund të shfaqet nëse autori vendos shenjën +16 mbi të dhe heq mbishkrimin Republika e Kosovës nga kredite për dalje.

Regjisori i filmit Gani Veseli gazetës zvicerane: Vendimi i sotme i gjkytes serbe për ta ndaluar nje flim shqiptar eshte i padrejte dhe tendencioz

Analitset nga Lugina e Presheves, pas vendimit te sotem te gjykates serbe ne Vranje duke e ndaluar filmin shqiptar, kane thenë për gazeten zvicerane Le Canton27.ch se « Serbia si në kohën e Miloshevicit, po ndalon gjithecka cfare eshte shqiptare. Kur i pengon flamuri shqiptar, librat ne shqip, normal se edhe filmat shqip i pengojne Serbisë, qe na e perkojton periudhen e ish-regjimit të diktatorit te fundit ne Evropë Slobodan Miloshvic.. »

Veseli dhe avokati i tij do të kenë të drejtë ankese kundër këtij vendimi. Në seancën e kaluar të së premtes është organizuar një shfaqje filmi dhe është bërë e ditur se vendimi i gjykatës do të publikohet të hënën. Publiku është i përjashtuar nga kjo procedurë.

Premiera e këtyre filmave jane shqaqur dite me apre ne Kosovë ku moren pjese dashmaikr te fulimkit vendolr dhe nderkombëtzar si dhe nga kreu i Qvcerise se Kosovës, film ky qe eshte mirëpritur.

Në shfaqje, përveç disa ministrave, personaliteteve dhe personaliteteve të shumta publike nga Prishtina dhe Kosova, mori pjesë edhe kryeministri Aljbin Kurti.

Përballë Kurtit dhe Veseljit, në rreshtin e parë të kinemasë ishin ulur deputeti Shaip Kamberi dhe kryetarja e Komisionit të Partisë për Veprim Demokratik të Preshevës (PDD) Ardita Sinani, njeherit zedhense e Qverise se Kosovës për  Luginen e Preshevës

Për përkujtim, pasi që në Bujanoc ishte paralajmëruar shfaqja e këtyre filmave për 10 qershor të këtij viti, policia e Bujanocit mori një informatë se përmbajtja e tyre, në jugun e përzier etnik të Serbisë, gjoja « mund të nxiste urrejtje fetare dhe diskriminim ».

Por, ne fakt z.Gani Veseli i ka thëne gazetes zvicerane Le Canton27.ch se « filmi ne fjalë nuk ka te beje asgjje me serbet dhe as qe permenden fare, e mos te flasim se ata jane fyer. Ai shton se përkthimi i emrit të filmit « I Pabesi » është absolutisht i pasaktë. Kjo eshte vetem propagande e pales serbe si preteks për ta ndaluar filmin ne fjalë. Kurse sot ne Serbi ke disa filma ku fyhen shqiptaret na baza kombetare,  racore apo fetare dhe ku ndryshohet historia e ballkanit dhe askush nuk ndermer masa?!.. »

Veseli ka deklaruar ne vazhdim se më herët se nuk mund të pranojë qëndrimet e Prokurorisë së Lartë, e cila kërkon ndalimin e filmave, sepse ata “nuk nxisin urrejtje, intolerancë, diskriminim” dhe se filmat “bazohen në përralla dhe ngjarje popullore. Nuk qendoron as ajo se ne pllakaten e filmave eshte përdorur Repuiblika e Kosovës. Sespe une ne 5 filmat tjere te meparshem eshte shenuar Republika e Kosovës dhe nuk kemi pasur telashe. Kjo dehsmlon se ndlaimi i flimit te fundit nga kjo gjykate eshte tendecnioze..”. .

“Filmi i parë ka të bëjë me një njeri që është dashnor i pasionuar pas armëve, i cili në një moment shoku i tij raporton në polici dhe i dyti për të rinjtë që vrasin dajën e tyre dhe krimi i të cilëve u zbulua pas njëzet vjetësh”, ka then ne fund Veseli.

Ne fund mesohet nga Presheva se filmi ki dnmaluar ne Sebri se shpejti do te shfaqet ne Zvicer, ku do te jete edhe pjese e Festivalit Nderkombëtar te filmit ne Gjenevë.

Derniers articles

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...