3.5 C
Berne
samedi 9/12/2023

Samiti i sotem (Berlinit) në Tiranë «koincidencë» me 16 tetorin e festes se diktatorit dhe enveristeve

Shkruan: Sebastian ZONJA

Disa vite më parë, në bisedë e sipër, një ish-zyrtar i lartë më thotë me qesendi se rrugicën krah vilës së diktatorit Enver Hoxha e kishin shtruar kastile me tulla të kuqe për të treguar se, sido që të venë punët, simbolikat e pushtetit komunist nuk do shkulen dot nga ky vend. Një buzëqeshje i përshkonte çehren, thua se po tregonte ndonjë barcaletë fine.

« 16 tetori i diktatorit festohet te Piramida e rikonstruktuar me enveristët e reformuar »

Simbolikat dhe datat kanë rëndësi në diplomaci dhe politikë. Diktatori Enver Hoxha ka lindur më 16 tetor të 1908-ës. Të hënën e 16 tetorit, 115 vjet më pas, ish-partia e tij mbledh te mauzoleumi i merhumit, sot quhet Piramida, vendet e Ballkanit dhe krerët e Bashkimit Evropian.
Për ata që nuk kanë informacion, Piramida u ndërtua në nder të diktatorit pas ndarjes së tij nga jeta. Shërbeu për pak kohë si muze personal i diktatorit. Aty do të organizohet Samiti i Berlinit që do na shpjerë drejt Evropës. Populli ynë evropian lexon lajmet dhe brohoret për çfarë ndodh.

« fort po ndrit ai diell e pak po ngroh »

Ndërkohë, për evropianët që vijnë këtyre anëve këto mund të jenë histori suksesi, se si transformohen vendet e kujtesës në arena ahengjesh e duartrokitjesh.
Por për shqiptarët këto janë histori dhimbjesh se si rehabilitohet me firmën e Brukselit korrupsioni, vjedhja dhe krimi. Disa fotografi, ca fjalime boshe për demokracinë dhe të gjithë në shtëpi të vet.
Si asokohe nën diktaturë, kur vinin shokët e partive simotra dhe bënin premtime të mëdha e populli sovjetik duartrokiste – ovacione për shokët revolucionarë e komunistë, ndërsa Beligradi e Moska certifikonte internimin, krimin e burgimin.
Kjo që ndodh është tallje me qytetarët e këtij vendi. Fyrje e atyre që u persekutuan, po ashtu ndaj atyre që punuan me ndershmëri në atë sistem. Kjo është mendjemadhësi.

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...