22.5 C
Berne
mercredi 1/05/2024

Berna përmes gazetës Le Canton27.ch mesazh për Beogradin dhe Prishtines. Diaspora kosovare të jete e kujdesshme gjatë udhëtimit në Kosovë, përmes Serbisë, për festat e fundvitit

Redaktori i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka kontaktuar ne Bernë për zhvillimet e fundit ne Kosovë. « Zvicra po ndjek në mënyrë aktive zhvillimet aktuale në veri të Kosovës dhe tensionet e vazhdueshme dhe rregullisht u bën thirrje palëve në konflikt që të përmbahen », kane deklaruar autoritetet nga DFAE

Bernë, 28 dhjetor -Me tansionimi e situates ne Veri te Kosovës në kohen kur mijëra mergimtare kosovarë nga Zvicra dhe vendet tjera te BE-së kane vershur rrugeve drejt vedlindjes përmes Serbise (tranzit) drejt Kosovës, qeveria zvicerane ka shprehur shqetesime për zhvillimet ne rajon. Siq dihet deri tash bandat krimnale serbe kane barrikaduar disa pika kufitare, siq ishte ajo embrmeshme ne Merdare duke bllokuar qindra vetuar, mijera mergimtare ne Serbi qe ishin rruges nga Zvicra drej Kosovës.

DFAE e shqetësuar për tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës

Lidhur me këto zvhillime dramatike në Kosovë, gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka kontaktuar autoritetet helvetike (DFAE) ne Bernë kane deklaruar se « Zvicra po ndjek në mënyrë aktive zhvillimet aktuale në veri të Kosovës dhe tensionet e vazhdueshme dhe rregullisht u bën thirrje palëve në konflikt që të përmbahen »

Sa i përkeret udhëtimeve te diapasores kosovareve nga Zvicra drejt Kosovës, përmes Serbisë  ne vazhdim zyrtaret nga DFAE ka thëne qe udhetaret te rrine te jene të kujdesshëm dhe t’ju shmaneg rreziqeve dhe provokimeve.

« Këshilla e udhëtimit e ofruar nga DFAE ofron një vlerësim të rreziqeve të mundshme dhe rekomandime për masat paraprake që duhen marrë. Ato kontrollohen dhe përditësohen vazhdimisht nëse vlerësimi i situatës në vend ndryshon. Për Serbinë dhe Kosovën theksojnë se mund të ketë tensione në zonat kufitare. » ka thënë sot për gazeten Le Canton27.ch z.Andrew Heller zëdhënësi i mediave ne Departamenti Federal të Punëve të Jashtme (DFAE/EDA) ne Bernë

« I bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës.

Në veri të Kosovës tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar ditët e fundit. Imazhet që tregojnë autokolonat e ushtrisë serbe ngjallën frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës. E mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Forca e Kosovës (KFOR) ka qenë e pranishme në rajon që nga viti 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt. Si pjesë e promovimit ushtarak të paqes, Zvicra është përfshirë edhe në misionin e KFOR-it me SWISSCOY. Përveç kësaj, Zvicra mbështet përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes instrumenteve të tjera.

Zvicra është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Zvicra promovon një ankorim më solid të këtyre dy vendeve në Evropë në mënyra të ndryshme.

Tensionet po rriten në Kosovë. Ushtria serbe është vendosur në gatishmëri të lartë dhe postblloqet vazhdojnë të bllokojnë shumë rrugë në zonë. Për fund DFAE u bëri thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet.

Këtë mesazh e dha edhe presidenti i konfederates, njëherit shefi i diplomacise zvicerane Ignazo Cassis para ca ditesh gazetes zvicerane ne shqip Le Canotn27.ch duke ftuar palet, Beogradin dhe Prishtinen te lene anash provokimet duke i dhene prioritet dialogut.

Angazhimi i SWISSCOY është një shembull se si Zvicra është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një element kyç në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor.

Sipas qeverisë zvicerane, prania e trupave të KFOR-it dhe EULEX-it është thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë atje. Paqja dhe satbiliteti është i rëndësishëm edhe për interesat e Zvicrës, e cila ka në territorin e saj afro 400,000 banorë nga ky rajon, pjesa dermuese shqiptare nga Kosova.

 

Derniers articles

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...

Në Cyrih të Zvicrës, promovohet libri “Bijat e gjeneralit” të Mimoza Hysës

Të premten me datën 26 prill 2024, në Bibliotekën “Pestalozi” në Cyrih të Zvicrës, u prezantua libri “Bijat e gjeneralit” të  Mimoza Hysës i...

Një « Ballkan Trafik » ku historia mplekset me politikën

Nga Viron Gjymshana      Dje në mbrëmje, e shtunë  27 prill, u ul edhe sipari i edicionit të 18-të të festivalit të mirënjohur "Ballkan Trafik", i...