10.1 C
Berne
samedi 12/10/2024

Ueli Leuenberger: Shteti i Kosoves sot bën shumë pak për shqiptarët në Zvicër

Gazetar i njohur ne Zvicer Nefail Maliqi bashke me ambasadorin e shqiptareve ne Zvicer Ueli Leuenberger ishin te ftuar ne festen dhe Asamblese së Pergjithshme te partise se Gjelberve-PS, per te kremtuar fitoren ne zgjedhjet e fundit parlamentare ku prine me mijera vota Lisa Mazzone dhe Carlo Sommaruga, shkruan gazeta zvicerane në gjuhen shqipe « Le Canton27.ch ».

Duke vepruar kështu, partitë “e gjelbra” zënë një të pestën e vendeve në Parlamentin e Zvicrës ne Bernë qe tubon 200 deputetë. Ekologia Lisa Mazzone ka marrur 37.923 vota dhe socialisti Carlo Sommaruga mbi 35.000 vota.

“Fitorja e te gjelberve eshte jo vetem fitore e partise dhe Gjenevës por edhe e te huajve, ne këte rast edhe e shqiptareve e cila do te avancoj bashkepunimin dhe integimin me te mire te tyre ne vnedion tonë. Njekohesisht do te pershpejtoje proceset ne Kosovë, sidomos liberalazimin e vizave. Merr me mend nje nenë kosovare nuk mund ta vizitoj djalin apo qiken e vete ne Zvicer per te festuar lindjen e nipit apo mbeses?!..” tha per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” z.Ueli Leuenberger (veteran nga partia e Gjelberve) i cili konsiderohet si ambasador i shqiptareve ne Zvicër.

I pyetur rreth per zgjedhjet e fundit ne Kosovë, ato te 6 tetorit, ku fitues doli VV se Albin Kurtit duke lene larg partite tjera kosovare per nga numi i votave, ne vazhdim z.Leunberger ka deklaruar se “fitorja e Albin Kurtit ishte e merituar dhe ne njefare mënyre e pritur sepse Kosova e drejtuar viteve te fundit me fytyra gati te njejta, nisi te shenoj regres duke deshtuar ne ne shume procese, sidmos ne ate te integrimeve, papunesise, lufta kunder krimit te organizuar duke shenuar progres eksodi masiv dhe korrupcioni. Une uroj qeverine e re te Kosoves te prire nga lideri Albin Kurti dhe djelmoshat e VV, me shprese se do te drejtoj Kosovën ne rruge te mbare duke ja kthyer imazhin vendit. Mund ta them lirisht se me qeverine e re te Kosovës te prire nga Albin Kurti po vjen nje epoke e re, nje faqe e re historike e perpsktives se Kosoves se lodhur dje nga regjimi serbe dhe deri sot nga profiteret ne rajon..”

Duke folur per zgjedhjet e fundit paralamenrtare në Zvicër, ku kishte edhe kandidatë nga radhet e shqiptareve z. Ueli Leuenberger, i cili konsidedorhet “ambasador” i diasporës shqiptare, sidmos te etyre ne Zvicër dhe njohës i mirë i komunitetit shqiptarë në kete vend e ka pritur humbje e kandidatereve shqiptare sepse siq u shpreh ai “ata jo vetem se nuk ishin unik, te pa pergatitur por edhe Partitë politike në Zvicër, përmes këtyre kandidatëve nga Kosova, kanë më shumë qëllime për të tërhequr votat e shqiptarëve..”

Sa i përketë përfaqësimit të të huajve në parlament zvicerane, ka dhjetra persona që i njohim ne si “Segundos”, si italianët, të cilët marrin pjesë te cilët pas gjysëm shekulli në Zvcër kanë arritur sukses të fitojnë një ulëse, shpjegon ish-deputeti zviceran.

“Kjo është arsyeja pse këtu nevoitet kohë, ndoshta disa vite apo edhe decenie për te fituar kandidatet nga radhët e komunitetit shqiptar, për të mundur të përfaqësohen në parlamentin helevetik..” ka shtuar në fund z.Luenberger.

Shteti i Kosoves sot bën shume pak per shqiptaret ne Zvicer dhe diaspore kur dihet kontributi i tyre para, gjate luftes deri tek pamvarësi e saj.. » ka thëne z.Ueli Leuenberger per gazeten zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Ne nej sjrkim t egazetes zvcerane LE Temps » te titulluar « Ueli Leuenberger, babai i Universitetit Popullor Shqiptar (« Ueli Leuenberger, père de l’Université populaire albanaise ») kdeikur mikut te shipatreve njeherit « avokatit » te cehsztje sse Kosoves para, gajte dhe pas luftes nje Kosovë nder tjera ka thene se « pas luftës, UPA kaloi një krizë, pjesërisht e lidhur me rritjen e saj tepër të shpejtë. Një ristrukturim është duke u shqyrtuar dhe një pjesëmarrje më e madhe e komunitetit shqiptar shpresohet që themeluesi i tij të jetë lodhur duke luajtur orkestër, i lodhur nga sulmet e të gjitha llojeve për të cilat ai është objekt dhe ndihet i burgosur komuniteti kosovar. Suksesi i tij është i hapur.

Themeluesi i UPSH (UPA) ish-drejtori i pare i Universitetit Popullor Shqiptar ne Gjenevë (UPSH/UPA) është gjithashtu i zhgënjyer dhe disi i hidhur nga mungesa e përfshirjes së drejtuesve të komunitetit në këto struktura të bëra për ta. Si i tillë, largimi i njeriut që ai e konsideroi të djathtën e tij, Naïm Malj, i caktuar përfaqësues i UÇK-së në OKB (« Naïm Malj, nommé représentant de l’UÇK à l’ONU ») gjithashtu lë shenja. Në këtë kontekst, dorëheqja e administratorit, Isabelle Widmer, të cilën e mësoi vonë, pati një efekt katalitik. Ueli Leuenberger nuk e dëshiron këtë punë shtesë dhe thotë se ai është lodhur duke qenë « rojtari i komunitetit shqiptar », ka shkruar ne fund gazeta zvcerane.

Derniers articles