0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Tri dekadat e Referendumit të Lugines se Preshevës që nuk u jetësua kurrë?!

Shkruan: Refik Hasani
Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.
Më datën  1 e 2 Mars 2022, po bëhen  tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit  dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së  ardhmes  duke  marrë përgjegjësinë për  ta shtruarë-ngritur  për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.
I pasuar pas Referendumit është  edhe  kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli  tjetër  si që është  Marrëveshja e Konçulit.
Referendumi, është kontribut i gjithë  forcave politike e intelektuale,ishte  një akt më i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare  në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.
Po kalojn tri dekada  të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të  kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës. Nesë qe tri dekadat e Referendumit të Lugines se Preshevës që nuk u jetësua kurrë atëhere cfare vlere mund te kete ky referendum?! Dhe kujt i shreben nje Referendum i tille (vullnet i neperkëmbur i popuillit) qe i ngjan marreveshjejve te Serbise në Bruksel qe kurre nuk i zbatoi Beogradi!
Në këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak   kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare.

Derniers articles