16.4 C
Berne
mardi 21/07/2026

Shqiperia e sotme si ne periudhen e reformave te Tanzimatit ne vitet e 90-ta te shek. XIX

Materiali është shkëputur prej “Historia e Shqipërisë”, Tiranë 1965, botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës (Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë), f.57-59.

Nga Dilaver GOXHAJ

“Në Shqipëri baza shoqërore e Reformave të Tanzimatit qe shumë e ngushtë. Tanzimatin e përkrahu aktivisht vetëm një pjesë e feudalëve shqiptarë, çifligarët që merreshin me spekullime dhe furnizime për shtetin, si dhe ata spahinj që kishin hyrë në rradhët e aparatit të ri shtetëror… Në sajë të pozitave shtetërore që fituan, dhe të favoreve që u dha sulltani brenda një kohe të shkurtër ata arritën të ngriheshin në shkallën e familjeve feudale çifligare më të mëdha.”

Edhe gjatë Reformave “Demokratike” të periudhës 36 vjecare, 1990-2026, në Shqipërinë e sotme, kjo kategori i përkrahu reformat e eleminimit të industrisë, reformën e “Tufëzimit”, “Çekun e Bardhë”, Reformën në Drejtësi me kurse 6 mujore të “Plrpave” në Durrës, shpopullimin e shqipërisë, çarmatosjen totale të Shqipërisëë, shpërbërjen e ushtrisë; ligjin famëkeq 7501 për ndarjen e pronës, etj.

“ Masat fshatare të Shqipërisë, veçanërisht malësorët, si dhe zejtarët e vegjël të qyteteve, mbajtën në përgjithësi një qëndrim të rreptë armiqësor ndaj Tanzimatit.”

Ngjashëm është vepruar dhe po veprohet edhe sot, si nga popullsia fshatare, e cila është detyruar të braktisë atdheun, ashtu edhe popullsia qytetare që vijon të protestoi, duke u mbështetur edhe nga diaspora.

“ Premtimet për sigurimin e qetësisë dhe të rregullit ishin ishin nje perspektivë tepër e largët dhe e paqartë, ndërsa mbi kurrizin e të tjerëve ata ndjenin pasojën e drejtpërdrejtë të zbatimit të reformave, shtimin e barës së taksave. Gjendja material e popullsisë pësoi një keqësim të ndjeshëm; si dhe më parë vazhdonin zullumet e nëpunsave. »

Këta 36 vjet ngjashëm po veprojnë të dy partitë politike si “Rilindja P.S” ashtu edhe PD-ja, sa më shumë premtojnë, aq më shumë e thellojnë skamjen dhe shpopullimin e shqipërisë.

“Funksionarët e administratës së re dhe ata të gjykatave nuk merrnin asnjë vendim, nuk zgjidhnin asnjë çështje pa “rryshfet” dhe “bakshish”. Veçanërisht të urryera u bënë gjykatat e reja, të cilat punonin sipas një procedure të rëndë dhe jashtëzakonisht të ndërlikuar burokratike. “

Edhe reforma në drejtësi e këtyre 36 viteve është edhe më e keqe se ajo e tanzimatit. Një gjyq zgjat jo më pak se 10 vjet

“Nëse kishe të bëje me me administratën turke, me “hyqimetin”, sipas një fjalë popullore, ishte fatkeqësi po aq e madhe sa një katastrofë zjarri ose përmbytje.”

Aktualisht kështu po ndodh edhe në këta 36 vitet e “demokracisë” ë këta 36 viye. Është e pamundur të të presi administrata për të të qarë hallin ngaqë “janë shumë të zënë me punë”, por edhe nëse të presin, nuk të zgjidhin as një kërkesë legjitime.

“Si rrjedhojë, më 21 korrik 1843 shpërtheu kryengritja me afërsisht 10.000 vetë, dhe zgjati 11 muaj, deri më 21 Maj 1844, nën udhëheqjen e Dervish Carës, një nga udhëheqësit e vegjël ushtarakë. Kryengritësit korrën një varg fitoresh dhe udhëheqësin e kryengritjes e shpallën “mbret” “.

Ngjashëm ka shpërthyer edhe sot në shqipëri protestat për ndryshimin e sistemit aktual qeverisës, e cila ka 45 ditë që zhvillohet në mënyrë të pandërprerë dhe tepër masive, por ndryshe nga kalimi në kryengritje me armë, po protestohet në mënyrën më të qetë paqësore demokratike dhe tepër kulturore, duke mos dëmtuar as edhe nje lule ap fije bari, e panjohur deri sot në evropë, duke marrë pjesë edhe mbi 50.000 vetë në ditë.

Kryengritja e Dervish Carës kundër reformave të Tanzimatit lindi Rilindjen Kombëtare të Shqiptarisë, që nisi me Eevëtarin » e Naum Veqilharxhit, më1844. Këto protesta të përditshme në Tiranë, në qytetet e tjera dhe në diasporë do të Rilindin Rilindjen e re të Shqipërisë.

Derniers articles