14.8 C
Berne
mardi 22/10/2024

Rroftë UÇK-ja, “poshtë” UÇK-ja!

Maloku: Veteranët sot (në mungesë tē një lidershipi karizmatik) janë bërë objekt manipulimi e kalkulimi elektoral si nga opozitarēt ashtu edhe nga qeveritarët…!

Nga Fadil MALOKU

1. Edhe pas dy dekadash çlirimi nga Serbia (por, jo edhe nga inatet, smira, xhelozia e injoranca e vetës sonë) ende; as qeveria e as opozita, po edhe as shoqëria civile e sidomos akademia, NUK janë duke kuptuar që UÇK-ja nuk është “pronê”personale e partive politike, po është ekskluzivisht vlerë sublime nacionale e kombit. Gabimi kardinal që e bënë veteranët (apo më mirë krerët naiv të saj) duket që qëndron mu te rreshtimi i tyre i gabuar pas ca partive politike. Sepse, partitë politike për interesa të tyre personale (për të grabitur sa më shumë fuqi politike) e partiake (pêr të rritur votën elektorale) manipuluan qëllimshëm dhe pa asnjë hezitim e kalkulim paraprak racional e pramgmatim!

2. Në anën tjetër, arroganca e shoqëruar me vetēmjaftueshmëri iracionale e qeverisë Kurti II ka bërë që të njejtit, sërish (sigurisht shkaku i një lidershipi të fortë, autoritativ e karizmatik!) të bëhen objekt debati të tē kot dhe tejet tē panevojshëm, kur janë në pyetje çështja e pagave që ka mund të rregullohet si kudo në botën e civilizuara. Pra, “komoditeti”i numrave qeveritar përveç që ështē i dëmshëm për qeverinë aktuale, është edhe delikate e i pakuptueshëm dhe që mund të dergoj porosi të gabuara jo vetëm administrimin por edhe për cilësinë qeverisëse. Themi kështu edhe për shkakun se; a/ kauzat që qenë paralajmëruar si natyrë ndryshimi qeverisëse, nuk po shihet se e kanë më as ritmin e as dinamikën e projektuat para zgjedhjeve; b/ poashtu, as premtimet nuk e kanë më as interesimin e as angazhimin qē e kishin derisa Vv ishte opozitë; c/madje, nuk vrehet që kanë si qeveri ndonjë mobilitet e përkushtim sinjalizues. Duket që qeveritarët e sotit, po mendojnë që “shkopi” magjik e Kryeministrit mjafton për të bërë mrekullirat e ndryshimit, që i pret me padurim qytetaria kosovare. Qeveria sot gaboi shumë që lejoj avokatinë për veteranët nga ana e opozites. Ajo në vend që vetë të bëhet iniciatore e ekszekutuese e nevojave tē veteranëve të vërtetë të luftës, këte “obligim”ua la opozites. Arroganca ndaj kategorisë së veteranëve të luftës, “nuk pinë ujë”, ngase, ata fal arrogances dhe stoicizmit ndaj Serbisë, e çliruan Kosoven. Tani në paqë duhet pasur shumë kujdes ndaj vlerave dhe njerëzve të këtij komuniteti që për lirinë tonë sakrifikuan çdo gjë, madhe edhe gjymtyrë të tyre; Këmbëngulja e tyre dosido dëshmon se përveç interesave të këtij komuniteti ka gjasa që brenda këtyre kërkesave (të) arsyeshme të futen edhe interesa e kauza personale politike opozitare. Leksion ky i njohur dhe i patentuar nga “shkolla” e Vetëvendosjes (protesto sa më zëshëm jasht Kuvendit, e bllokoje ate me çdo kusht nga brenda!), e që pak ka gjasa për mendimin tim të realizohet, madje edhe si projekt ideor.

3. Veteranët e luftës, sot janē bë objekt manipulimi si nga; Opozita e sotme (e pushtetmbajtëse e djeshme) që LEJOJ per interesa te ngushta partiake ta fryej numrin e veteranëve të luftë deri në 60! Me çka ajo defacto dhe de jure, jo vetëm që fyeu dhe lëndoj sakrificën sublime që këta njerëz e ushtruan nën ēmblemen e UÇK-së. Po njëkohësisht edhe duke përdorë ëmblemen dhe të kaluaren e UCK- si trampolinë partiake e ideologjike për me u rikthy në pushtet; Veteranët , poashtu u bënë objekt talljeje dhe mosrespektimi edhe nga ana e QEVERITARËVE , me faktin dhe aktin që i solli në rrugë këta heronj me protestu për një pagë makabre minimale!? Qeveria është dashur të paktën jo edhe aq për interesa politike, sa për interasa morale e sociale t’i ndihmoj veteranët! Mua më vie mirë që kryeministri Kurti anuloj takimin e tij shumë me interes per Kosoven, për t’u marr me problemin e pagave të veteranëve, që na e sollen lirine dhe pavarësinë.

 

Derniers articles