12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Pacolli: Unë sfidoj këdo, sepse e verteta eshte ne anen time!

Shkruan: Behgjet PACOLLI

«Nuk ka askush, as minister, ads kryeminister i ndonje qeverie e kushdo qofte ai, te cilit i kam keekuar ndonje favor, ku kam mundur te perfitoj ne dem te dikujt apo shtetit..! » Ka thene presidenti Behgjet Pacolli ne fb e tij, citon gazeta zvicerane le Canton27.ch

«Edhe këtë më duhet ta sqaroj: Natyra dhe transparenca ime kërkon që publikut në Kosovë t’i sqaroj edhe këtë: Unë u ktheva në Kosovë në vitin 2006 me shpresën se ekzistonin kushtet për ta mbështetur vendin me atë që dija dhe me atë që kisha mundësi. Rezultatet do të ishin ndryshe nëse do të kisha gjetur mbështetje. Megjithatë, ne të grupit Mabetex, pa mbështetjen e askujt dhe të shtetit, kemi arritur të zhvillojmë ndërmarrësinë në Kosovë duke krijuar shumë fabrika, veprimtari dhe aktivitete ku janë krijuar mijëra vende pune dhe duke i siguruar vetës vendin e eksportuesit më të madh të produkteve industriale dhe shërbimeve. Gjithçka që është krijuar deri tani është bërë me forcat tona, pa kërkuar ndihmë apo favore, nga askush, qoftë nga qeveritë apo përfaqesuesit e saj… » ka  shkruar ai.

NUK KA ASKUSH, AS MINISTER, AS KRYEMINISTER, I NDONJE QEVERIE , KUDO E KUSHDO QOFT AI, TE CILIT I KAM KERKUAR NDONJE FAVOR KU KAM MUND TE PERFITOJ NE DËM TE DIKUJT APO SHTETIT.

Unë sfidoj këdo të dëshmoj të kundërten… por me prova.

I VETMI tender publik që kompania ime ka implementuar është Pallati Rilindja (për cilin
është spekuluar shumë) i ndërtuar sipas normave dhe standardeve evropiane, ku unë jam gati të ilustroj se nuk ka pas asnjë fitim nga kjo kontratë.

Ajo që mund të kishte qenë një fitim për kompaninë është investua në ngritjen e sallës së konferencave (brënda këtij objekti) dhe që nuk ishte pjesë e kontratës.

Në të anën tjetër, “Fondacioni Behgjet Pacolli »

(shih faqen e internetit të Fondacionit) ka kontribuar shuma të mëdha (me fondet e veta) në shumë fusha.

Ballina

Derniers articles