Kjo formë proteste me “gomarë” nuk i shkon aspak civilizimit kombëtar, as Kuvendit të Republikës së Kosovës!
Nuk na duhet më kjo politikë tallava me karikaturë kafshe – na duhet dinjitet kombëtar!
Nuk ka logjikë me i përzi njerëzit me gomarë për të bërë “art” politik, kur në të vërtetë kjo protestë vetëm i mban të bashkuar gomarët e vërtetë: ata që s’kanë asnjë ideal veç urrejtjes ndaj Albin Kurtit, ata që s’kanë turp të shtrëngojnë duart me Listën Serbe, ata që flenë në çadër me spiunë të Serbisë, të Turqisë, të Arabisë Saudite, vetëm e vetëm për ta penguar shqiptarësinë, laikësinë, përparimin e Kosovës.
Po e them troç: gomarët e vërtetë janë ata që kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Vuçiqin, me hoxhën radikal, me sheikun që financon urrejtje ndaj vëllait shqiptar, me çdokënd që e shikon Kosovën veç si plaçkë, jo si Atdhe!
Në vend të teatrove me gomarë, pse s’uleni një herë si njerëz me mend në kokë, me dashuri për vendin?
Pse s’e ndani mendjen të paktën një herë të jetoni si shqiptarë të lirë e krenarë?
Protestoni sa të doni, është e drejtë demokratike – por mos e katandisni protestën në cirk për të qeshur armiqtë!
Mos e ulni nderin kombëtar në nivel stallë!
Kosova ka nevojë për opozitë të mençur, shqiptare, europiane – jo për opozitë gomarësh që ia lidhin litari Listës Serbe dhe sheikëve të errësirës.
Ndarë gomarët nga njerëzit – vetëm kështu do ketë shpresë për shtet të drejtë e civilizim shqiptar!
Po e tepron sjellhen jo njerezore shih me gomar.,.,!?
Ooo Arianit Koci …
Me keqeardhje e sinçeritet
Sak Muji!