5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Nexhmendin Spahiu: Ja formula e zgjedhjes së presidentit në Kosovë

Profesori dhe analisti i njohur Kosovar Nexhmendin Spahiu në një deklaratë për agjencinë e lajmeve INA thotë se, janë të vogla gjasat që partitë politike në Kosovës të merren vesh për zgjedhjen e presidentit.

Ai mendon se, zgjidhja e vetme janë ndryshimet kushtetuese, të cilat do të mundësonin zgjedhjen e presidentit nga vota e popullit, sikur në Maqedoni dhe në shumicën e vendeve tjera të rajonit.

“Shumë e gjasëshme se nuk do të merren vesh para shkurtit 2021. Shkuarja në zgjedhje nuk e zgjedh problemin e Presidentit. Ka vetëm një mënyrë si të zgjidhet problemi i Presidentit e kjo është me u marrë vesh me ndryshu (amandamentu) Kushtetutën dhe me e ba që Presidenti me u zgjedhë drejt nga populli siç e kanë krejt shtetet e Ballkanit pos Shqipërisë. Në të kundërtën sa herë do të duhet të zgjedhet Presidenti Kosova do të ketë krizë politike e institucionale,” shprehet Spahiu.

Ndërkaq, David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York, thotë se, në zgjedhjen e presidentit duhet të ndërhyjnë SHBA-të.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të ndërmjetësojnë dialogun mes palëve në Kosovë. Phillips ka kërkuar që politikanët të përqendrohen në interesin kombëtar, e jo atë personal. (INA)

Derniers articles