-0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Mr.Bardhyl Mahmuti: Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë » është pjellë e “Çorbës së derrave të Kuzhinës luftënxitëse të Shkupit”!

« Shtrembërimi i të vërtetës historike dhe fyerjet që u bëhen shqiptarëve në librin “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar” ka nxitur reagime të shumta. Reagimet janë tërësisht të arsyeshme, sepse trajtimi i shqiptarëve, që botërisht dihet se janë autokton të këtij vendi, si njerëz me prejardhje çerkeze, rome, turke apo të maqedonas që janë bërë shqiptarë gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane është më tepër se fyes! Ky trajtim shpërfaq logjikën e nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe luftënxitëse.. » thuhet ne reagimin e publicistit te njohur Mr.Bardhyl Mahmuti, transmeton gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » 
E shoh të udhës t’i kujtoj lexuesit reagimin që kam bërë në shtator të vitit 2009 kundër të ashtuquajturës Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë.
R e a g i m
„ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE“ – ÇORBË DERRASH E KUZHINËS LUFTËNXITËSE TË SHKUPIT!
Që nga krijimi i Maqedonisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si surrogat i gatuar në kuzhinën komuniste të Beogradit, një numër individësh që bartnin tituj shkencor u orientuan në krijimin e identitetit maqedonas.
Ky surrogat politik e etnik u krijua mbi territore të uzurpuara shqiptare, bullgare e greke dhe duke uzurpuar komponentë të identiteti kulturor dhe historik të popullit shqiptar, popullit bullgar dhe popullit grek.
Bildergebnis für libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë"Të gjithë ata që njohin historinë e Ballkanit e dinë fare mirë se në këto hapësira vetëm një popull ndërroi tri herë identitetin e vet: deri në vitin 1940 identifikohej si serb, nga viti 1941 deri në vitin 1944 si bullgar e pas vitit 1945 si maqedonas.
Nga kalemxhinjtë e quajtur akademikë të këtij surrogati politik e etnik që për pesë vite tri herë ndërroi identitetin e vet nuk mund të pritet objektivitet shkencor por vetëm hajdutllëk të territoreve, të kulturës dhe të historisë së popujve tjerë.
Kontestimi i historisë dhe vlerave kombëtare të popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë fqinjë nga Kuzhina e luftënxitëse e Shkupit përmes Çorbës së Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Maqedonase” është neveritëse dhe e rrezikshme.
Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton të gjitha institucioneve të demokracive perëndimore, sidomos institucioneve të atyre vendeve që dhënë kontribut të madh për të ndërprerë luftën në Maqedoni, se Kuzhina luftënxitëse e Shkupit që e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në mënyrë analogjike si Kuzhina luftënxitëse e Beogradit që e quante veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë (ASHAS), falsifikimin e realitetit historik e bën në funksion të mobilizimeve politike kundër popujve tjerë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton të gjitha institucioneve të demokracive perëndimore, se pas Çorbës së Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Serbe”, Kuzhina luftënxitëse e Beogradit përgatiti Memorandumin famëkeq si recetë për Çorbën e Masakrave kundër popujve tjerë.
Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron se Çorba e Derrave të ambalazhuar me etiketën “Enciklopedia Maqedonase” paraqet fazën e parë të projekteve antishqiptare që Kuzhina luftënxitëse e Shkupit përgatit.
Bashkimi Demokratik Shqiptar u rikujton kalemxhinjve të Shkupit që vetes i thonë akademikë dhe mentorëve të tyre politik se në mënyrë analogjike si kalemxhinjve të Beogradit që vetes i thonin akademikë dhe mentorëve të tyre politik se Çorbat e Masakrave kundër popujve tjerë do t’ju mbesin në fyt.
Populli shqiptar ka forcë dhe energji që përballë rreziqeve që i kanosen të dalë fitimtarë!
Kryetar Bardhyl Mahmuti
Tetovë – 21 Shtator 2009
Bashkimi Demokratik Shqiptar
E vetmja gjë që ka ndryshuar nga koha e këtij reagimi lidhet me ndryshimin e emrit të këtij shteti! Megjithatë, asnjë shkencëtar serioz nuk mund ta kontestojë faktin se sllavët që kanë ardhur nga Karpatet, që janë larg në veri të territoreve tona, nuk mund të jenë autoktonë, edhe nëse shteti ka marrë emrin:Maqedoni e Veriut! Përkundrazi! Siç thotë historiani i njuhur francez Alain Ducellier kur flet për pretendimet serbe ndaj Kosovës, historia na mëson se sllavët, në raport me territoret ilire, janë pushtues që kanë ardhur shumë vonë!

Derniers articles