17.9 C
Berne
samedi 20/07/2024

Gazeta “Bota Sot” 27 vjet zedhenese e Zvicres, zedhenese e tolerances dhe demokracise ne ballkan

Berne, 26 qershor -Gazeta kombëtare “Bota sot” mbushi sot plot 27 vite që nga themelimi i saj. Një jubile, përvjetor plot suksese, por edhe sakrifica për 27 vjet rresht bëri shumë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe asaj mbarë shqiptare. Po ashtu kjo gazetë e kishte gazetarin e saj në OKB për dhjet vite rresht, Nefail Maliqin, i cili ka raportuar për Bota sot për disa vite jo vetëm nga OKB-ja dhe Berna, por edhe nga selia e NATO-s, e Interpolit dhe nga Haga, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch, duke e transmetuar reagimin e gazetarit Maliqi për 27 Vjetorin e ‘Bota sot”.

Nefail Maliqi:“Bota sot” 27 vjet beteja në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe asaj mbarë shqiptare

Maliqi i përkujton disa nga momentet kur raportonte dhe intervistonte personalitete botërore për ‘Bota sot”, si një tabloid ekskluziv nga selia e NATO-s në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Javier Solana.

“Jo vetëm kaq, gazeta “Bota Sot” 27 vjet ishte zëdhënëse e shqiptarëve në Zvicër, shembull i tolerancës dhe demokracisë, për Kosovën e Shqipërinë dhe viset tjera”, thotë ai.

Gjatë atyre viteve “Bota sot” e kishe të akredituar gazetarin e vet në institucionet helvetike në Bernë (Nefail Maliqin në DFAE/EDA) ku ndiqte çdo aktivitet politik dhe diplomatik në qeverinë zvicerane ku bëhej fjalë për Kosovën, shqiptarët dhe zhvillimet në Ballkan. Këtu do përmendur intervistat e personaliteteve më të larta të shtetit zviceran që folën për “Bota Sot” si: Micheline Calmy-Rey, Adolf Ogi, Simonetta Somaruga, Josepf Deis, Ruth Metzler, Ignati Cassis, Ruth Dreifus, Doris Leothard, Ueli Leuenberger, Didier Burkhalter, Christopher Blocher, etj, shkruan Maliqi.

Po ashtu gazeta “Bota Sot” për gati tri decenie i dha hapësirë të madhe integrimit dhe promovimit të sukseseve të mërgimtarëve në Zvicër, thotë Maliqi.

“Diaspora shqiptare është fuqia më e madhe që mbështet ekonominë lokale në Kosovë, ku dërgon mesatarisht rreth 2 miliardë euro çdo vit në vend. Vetëm në vitin e fundit, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora shqiptare, përkundër pandemisë, dërgoi më shumë se 350 milionë euro në Kosovë, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania”.

“Bota Sot”, e kujtoi ai se këto vite kishte shkruar se diaspora shqiptare është fuqia më e madhe që mbështet ekonominë lokale në Kosovë, duke dërguar mesatarisht rreth 2 miliardë euro çdo vit në vend. Vetëm në vitin e fundit, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora shqiptare, përkundër pandemisë, dërgoi më shumë se 350 milionë euro në Kosovë, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania.

Do përkujtuar se Zvicra qysh në vitin 2005, përmes ambasadorit të saj në OKB, Peter Maurer për herë të parë e përmendi fjalën Pavarësi në Kombet e Bashkuara. Ambasadori Maures (sot president i ICRC-së në Gjenevë) argumentoi idenë e pavarësisë së Kosovës në mesin e qindra diplomatëve botëror. Një qëndrim shumë i guximshëm për një vend të vogël e neutral si Zvicra u vlerësua lart nga Prishtina dhe Tirana qe shkaktoi pakënaqësi nga Beogradi dhe Moska, dëshmon Maliqi.

Ai thotë se sot rreth 300,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë dhe veprojnë në Zvicër duke i kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në shtetin helevtik.

Derniers articles