Shkruan: Fadil Maloku
Brukseli, po na e vonon qellimisht integrimin tone në BE-ane, veç shkaku i proamerikanizmit tonë!
1. Fakti dhe akti i iniciatives sē Ligjevënsve amerikan, që t’i drejtohen Presidentit Bajden, lidhur me rishtqyrtinin e raporteve midis Serbisë dhe Kosovës, dëshmon me se miri që Amerika me këte Presidencë aktuale definitivisht po i rikthehet strategjise së menagjimit të krizave globale, atyre kontinentale, dhe atyre rajonale. Kriza keto që në gjeopolitiken e re amerikane jane cilesuar si kercnime shume serioze te interesave te tyre ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Dhe jo vetem këto çështje po njejte edhe me këte « dioptri » duhet shikuar edhe iniciativat e vonshme te DASH-it (Deprtamentit te Shtetit Amerikan), e te zbatuara nga sekretari Blinken, lidhur me shpalljen e « personave non grata », ne rajonin e Ballkanit Perëndimor.
2. Administrat Bajden, është duke vazhduar politiken e saj globaliste, ashtu sikurse ishte në kulmimin e saj të bombardimeve në vitin 1999..Andaj, këte dhe gjitha iniciativat tjera, që kanë tē bëjnë me rehabilitimi e « rolit global të Shba-ve » , duhet shikuar në kontekstin e interesave globale amerikane, ku edhe siguria, edhe qetesia, e rajonit, e edhe krimi e korrupsioni, përfshihen në kētë agjendē . Mendoj qe kjo dhe iniciativat e »rolit global të Shba-ve », janë edhe në favor të shqiptareve . Shqiptaret, duhet vetēm t’i parashkruajnë dhe t’i identifikojnë ato sa më parë dhecsa më qarte; interesat e tyre strategjike e kombëtare në dekadat që po hyjme! Dhe këto interesa, të përputhemi dhe akomodohen me ato amerikane…Natyrisht, Europa është duke na injoruar edhe si shtet e edhe si komb, po edhe si faktor relevant në rajon. Dhe ky injorim shihet më së miri me vonesat dhe pengesat që është dike ua aranzhuar jo vetëm Kosoves, po edhe Shqipērisē!? Duket qē Brukseli, thënë mē thjesht po na e vonon dhe vështërson qellimisht integrimin tonë në BE-ane, veç shkaku i proamerikanizmit tonë!
3. Nē kēte kontekst duhet thënë se poashtu në botë është duke ndodhur një rirreshtim i madh ekonomik, social, politik e sidomos një sish ushtarak e gjeopolitik. Në këtë proces, Amerika (si një superfuqi kontinentale) bashk me Anglinë (si superfuqi detare), po shihet ashiqare që dëshirojnë ta « ushqejnë dhe mirëmbajnë »edhe më tej faktorizimin e tyre përmes ndikimit (in)direkt në gjeografinë dhe politikën e Ballkanit Perëndimor. Kjo më së miri u kur eshe publikisht ambasadori anglez, doli në përkrahje tê luftimit të krimit dhe korrupsionit në pjesën veriore të Kosovës, kur shumica e shtetetve tjera europiane, ose heshten ose quan « selame » nga Brukseli për « përmbajtje nga ushtrimi i dhunës… »! Anglia me pêrkrahjen publike, midis tjerash neve ballkanasve është duke na sygjeruar që si shtete serioze ne duhet defibitivisht të mësohemi të marrim dhe ta ruajmë përgjegjësinë për sigurinë dhe stabilitetit e rajonit…