Vevey, 7 janar -Publicisti Bardhyl Mahmuti, ka reaguar pas arrestimit të kryeinspektorit të ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimit gjatë ditë aksionit Brezovica që u zhvillua dje gjatë ditë, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Sipas Mahmutit, urdhrin për arrestimi e Halimit është përpiluar në Beogradit.
Mahmuti thotë se beson në pafajësinë e kryeinspektorit Halimt dhe se drejtësia e kapur e Kosovës ia lidhi këmbët e duart vetes me arrestimin e tij.
“Me arrestimin e Bedri Halimit, «drejtësia » e kapur e Kosovës ia lidhi këmbë e duar vetes! Kam bindjen e plotë në pafajësinë e tij dhe nuk e përjashtoj mundësinë që urdhri për arrestimin e Bedriut të jetë përpiluar në Beograd”, ka shkruar Mahmuti.