-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

Analizë romanit të Bardhyl Mahmutit

Romani i Bardhyl Mahmutit “Eskadronët e vdekjes”

(Sipas Stendhal « Romani pa asnjë dyshim është pasqyrë natyrale e shoqërisë) Vepër që ka objektivitetin më të lartë se subjektivitetin, ndaj romani i Bardhyl Mahmutit është « kopje e jetës », besnik i gjithë asaj që i përjetoi në një kohë, kohë e cila nuk ndalej, përjashtim asaj natyre që i përjetonte dhimbjet.

Kriter tjetër i romanit janë fjalët që renditen me aq kujdes, n ‘atë mënyrë ku fjalitë, periudhat veçojnë personazhet , ato negative donë mund e ndrydhje shpirti, derisa të tjerët udhëtojnë lirshëm, ani se të lënduar po krenar në pajtim me shkrimtarin, dhe pasurojnë filozofinë, kthjellojnë mendje dhe japin shpresë, dhe mu kjo është temë që zbërthehet në romanin e Mahmutit, ku pas leximit ankthi kalon me ide të mirë, ani se me dhimbje, guxim i autorit, realist i përjetimeve, i afërt me logjikën e gjithë atyre që shihnin rrezikun nga « arrogancë » një diktatori emrin e të cilit nuk dua ta përmendi, ai vetvetiu i vuri vetës « harresën » dhe mallkimin e nënave, e gjithë atyre që iu kundërvunë atij nacionalizmi të egër, kur dihet se çdo sistem i këtij lloji ka dështuar dhe do të dështon edhe në t ‘ardhmen padyshim. Sipas Stendhal « Romani pa asnjë dyshim është pasqyrë natyrale e shoqërisë », dhe mu nga kjo, këtë « pasqyrë reale” të shoqërisë se një sistemi të asaj kohe ( e djeshme) Bardhyli e vë në skenën e teatrit të jetës, guximi se në « hapësirën » e armikut ka të guximshëm, dhe më ketë shkrimtari tregon kulturën e tij, jo e lehtë në atë « banim» të moçëm e me kundërthënie të mëdha, ndaj edhe mund të themi se kemi të bëjmë me një roman realist !

Realja dhe imagjinata në roman përputhën me kulturën e shkrimtarit, kënaqësi leximi jo me një frymë po me një gotë ujë të bekuar e me shumë kafe e duhan që paraqesin skenat e personazheve si pjesë e gjithë asaj, atij që e lexon, derisa doza tjetër brumoset në shpirt për mos-harresë, psikologji e pasion në veçanti moral se koha ndalet aty ku shndritë dielli pa druajtje ! . . . « M’ u bë zemra lëmsh nga lotët e nënës dhe mezi e përmbaja veten që mos qaja në sy të saj » … …dhe seç mu përkujtua « absurdi » në filozofinë e Alber Camus: Ja si zbërthehet në roman: “Deri në momentin kur të vetëdijesohet për realitetin absurd, njeriu ka iluzione se është i lirë”… Vallë bëjmë pyetje : C’ është LIRIA? Dhe vazhdon: “ Në të vërtetë, ai është skllav i shprehive, i përditshmërisë dhe i pikëpamjeve, që i japin jetës së tij një vlerë apo qëllime të caktuara”…

Në romanin e Bardhylit do të udhëtoni nëpër « epidermë » të jetës dhe peripecive të saja, të një epoke ku realja dhe irealja ballafaqohen sa me ferrin, sa me imagjinatën aty tragjedia ngritë dolli me gotën e helmët…e një populli ku mes Lirisë dhe jetës ndodhet një pyetje e vetme, që pas leximit të romanit t’i parashtrojmë vetës edhe këtë: Ku ndodhemi sot, dhe si të shkruhet e jo te përshkruhet fati i një populli në përjetime të njëpasnjëshme në udhëtimet e tij të “fajshme”, të “pa fajshme” , apo liria kanë një dozë që kërkon zbërthim, ka dozë “kokaine” që kërkon moderim për ushqim shpirti! Mos u frikësoni : “Tragjeditë shkruhen pas aktit” i tillë ishte Shakespeare , veçse këtu autori Bardhyl Mahmuti është vetë i këtij udhëtimi çka e bënë romanin edhe më të ndjeshëm dhe më të përpiktë që mos të harrohet tragjedia e popullit tonë! Romanin e pasuron edhe mënyra e të shkruarit tejet të qartë dhe stil me vete! P.S. Do ta « kopjoj » autorin Mahmuti : … « ferri i imagjinuar i Dante Aligerit… për zhdukjen e hijeve të tyre »! 11.03.2022, në këtë Ditë të 11 marsit 1981/ Musa Jupolli

Derniers articles