17.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

Ja sa gra shqiptare vriten në vit, sipas organizatave ndërkombëtare. Psh në Zvicër-40, në Serbi-30, Itali-330, në Francë, në cdo tri ditë vritet nga një femër…

Bernë, 16 prill -Mbi 90,000 gra dhe vajza u vranë në botë vitin e kaluar – më së shumti në dy dekadat e fundit., thuhet ne raportine fundit te OKB-së. Shumica e vrasjeve janë të motivuara gjinore. Femicidet kanë qenë sërish kryetitujt e këtij viti në shume vende evropiane. Psh, për cdo jave ne vendet e BE-së vriten nga 50 femra. Vetëm ne France ne cdo tri dite vritet nje femër. Ne Serbi vitin e kaluar u vrane 28. Mbi 300 vajza dhe gra shqiptare (Shqiperi-200, Kosovë-55, Maqedeni Vr.30) janë vrarë përgjatë dekadës së fundit nga dora e bashkëshortëve ose partnerëve, ndërsa mijëra të tjera kanë rënë pre e dhunës fizike, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne Kosove ket decenien e fundit jane vrare rreth 50 femra, kurse në Shqipëri mbi 200

Në vitin 2022, policia regjistroi, për herë të parë në 10 vjet, një rritje të vjedhjeve. Ajo shkon në më shumë se 14% dhe këto vepra rikthehen në nivelin para pandemisë. Gjithashtu dhuna e rëndë është rritur me më shumë se 16% krahasuar me një vit më parë, veçanërisht lëndimet e rënda trupore dhe përdhunimet.

Njëzet gra dhe vajza vdiqën vitin e kaluar nga duart e partnerëve ose anëtarëve të familjes së tyre. Reagojnë specialistët.

Nuk vriten vetëm gratë shqiptare. Ne Kosove ket decenien e fundit jane vrare rreth 50 femra, kurse në Zvicër gati per cdo vit vriten rreth 30-40 femra.

Ato përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të vrasjeve të regjistruara në Zvicër (42 raste në vitin 2022, sipas statistikave të krimit të policisë)

Ose, në Serbi, vitin e kaluar, 28 gra u vranë në Serbi – pesë më shumë se në vitin 2022. Ne Kosove nga viti 2010 jane vrare 66 femra, qe i be per cdo vit nga 5-6 ferma.  Shqiperia zen vendin rekord te vrasjeve te grave, ku brenda nje decenie janë vrare mbi 200 femra shqiptare, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Greqia shënon rritjen më të lartë të numrit të feminicideve në Evropë

Eurostat regjistroi 6,593 vrasje me dashje të grave midis 2011 dhe 2021 në 20 vende evropiane, nga të cilat 4,208 u kryen nga partnerët e tyre dhe 2,385 nga anëtarët e familjes.

Duhet të sqarohet se këto shifra janë kryesisht përllogaritje, pasi jo të gjitha vendet mbajnë (dhe vazhdojnë të dështojnë të mbajnë) numërimin e saktë të viktimave dhe metodat e tyre të numërimit ndryshojnë. Pavarësisht kësaj, shifrat e pakta ekzistuese tregojnë urgjencën: Të paktën 50 gra vriten nga dhuna e partnerit të tyre çdo javë në BE.

Vera vdekjeprurëse në Spanjë, 40 gra u vranë nga burrat në Spanjë në vitin 2023, 10 më shumë se në 2022 në këtë pikë të vitit. 45 të mitur mbetën jetimë. Nga të gjithë këta njerëz, vetëm nëntë kishin paraqitur tashmë një ankesë kundër sulmuesve të tyre. Në total, 1224 gra janë vrarë nga dhuna me bazë gjinore që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2003. Me 15 viktima, kjo verë është më e keqja që nga viti 2018. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme iztalaine tregojnë se ka rrtitje të vrasjeve me dashje te fermave, të cilat nga 322 në vitin 2022, vitine kaluar u vrane 330. Rritja më e lartë e numrit të feminicideve, 187,5%, u regjistrua në vitin 2021 nga Greqia: nga 8 në 2020, numri i tyre u rrit në 23 në 2021”. Një vlerësim nën realitet, vlerëson gazeta, e cila pohon se rritja duket se do të vazhdojë edhe në vitin 2022 Ne Turqinë 100 milioneshe 300 femra vriten ne vit..

Çdo tre ditë, një grua bëhet viktimë e femicideve në Francë

Në Francë, Ministria e Brendshme publikoi të shtunën më 2 shtator raportin për “vdekjet e dhunshme brenda çifteve”. Në total, 118 gra u vranë në vitin 2022 nga bashkëshorti ose ish-bashkëshorti, katër më pak se në vitin 2021.

Sipas këtij studimi, në vitin 2022 janë regjistruar 145 vdekje të dhunshme brenda çifteve, duke përfshirë 118 gra dhe 27 burra (+6 krahasuar me 2021), një total pothuajse identik me atë të një viti më parë (143). Sikur në Gjermani ashut edhe ne France, një feminicide ndodh në çdo tre ditë.

 

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...