13.7 C
Berne
dimanche 4/06/2023

Asambleja e Përgjithëshme/ Shef i ri i Interpolit zgjidhet Ahmed Nasser Al Raisi

Stamboll/Interpol, 25 Nentor (Nefail Maliqi)  -Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it ka zgjedhur Ahmed Nasser Al Raisi nga Emiratet e Bashkuara Arabe si Presidentin e ri të Organizatës. Z. Al Raisi u zgjodh pas tre raundeve të votimit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Interpoli.

Sipas nenit 16 të Kushtetutës së INTERPOL-it, “për zgjedhjen e Presidentit kërkohet një shumicë prej dy të tretash; Nëse kjo shumicë nuk arrihet pas votimit të dytë, mjafton një shumicë e thjeshtë”.

Në raundin final z. Al Raisi mori 68.9 për qind të votave të hedhura nga vendet anëtare.
Si President, roli i z. Al Raisi gjatë mandatit të tij katërvjeçar do të përfshijë kryesimin e mbledhjeve të Komitetit Ekzekutiv, i cili mbikëqyr zbatimin e vendimeve të marra në Asamblenë e Përgjithshme.

“Është një nder që jam zgjedhur për të shërbyer si President i ardhshëm i INTERPOL-it”, tha zoti Al Raisi.

“INTERPOL është një organizatë e domosdoshme e ndërtuar mbi forcën e partneriteteve të saj. Është kjo frymë bashkëpunimi, e bashkuar në mision, që unë do të vazhdoj ta nxis ndërsa punojmë për të bërë një botë më të sigurt për njerëzit dhe komunitetet.”

Sekretari i Përgjithshëm Jürgen Stock, zyrtari i lartë i Organizatës me kohë të plotë i cili mbikëqyr funksionimin e përditshëm të Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, përshëndeti emërimin e z. Al Raisi.

Gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch nga Stambolli para dy dite kishte njoftuar se kandidat potencial per te qenë ne krye te Interpolit eshte Gjeneral Major Ahmed Naser al-Raisi, inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili edhe sot eshte zgjedhur në postin 4-vjeçar të presidentit të Interpolit.

“Për tre vitet e fundit kam punuar me z. Al Raisi në rolin e tij të mëparshëm si delegat në Komitetin Ekzekutiv. Mezi pres të punoj ngushtë me të për të siguruar që INTERPOL të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij dhe të mbështesë bashkëpunimin ndërkombëtar policor.’
Presidenti dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme mbi bazën « një vend një votë », ku çdo votë ka peshë të barabartë.
Roli i Presidentit, i cili është me kohë të pjesshme dhe pa pagesë, është të kryesojë Asamblenë e Përgjithshme dhe tre mbledhje të Komitetit Ekzekutiv çdo vit.

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...