19.2 C
Berne
samedi 11/05/2024

Ministria Publike e Zvicrës për Le Canton27.ch: Hetimet, megjithatë vazhdojnë edhe pas vdekjes së Dick Martyt për kercnimet nga Serbia për vrasjen e tij

Bernë, 23 janar -Dick Marty ka shkuar..por, cfare do bejne tash e tutje, autoritetet zvicerane me hetimet kunder Serbise që kerkuan kokën e tij para se te vdiste, me qellim per t’ju lënë fajin shqiptareve…Lidhur me kete redaktori i gaztes zvcierane në shqip Le Canton24.ch  ka biseduar me autoritet zvcerane ne Merne me Mnistrine Publike dhe FEDPOL
Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, senatori zviceran Dick Marty vdiq ne vlugun e hetimeve nga autoritetet zvicerane për kërcënimin me vdekje ndaj tij nga shërbimet e inteligjencës serbe. Se cfare do te ndodhe tash me hetimet pas vdekjes së tij, se a do vazhdojnë ato apo jo?, fillimisht nga Prokuroria Federale (MPC) kane shprehur keqardhje për hubjen e senatorit zviceran Dick Martyt, ish-Këshilltar i Shtetit dhe ish-anëtar i Këshillit të Evropës.
Nga përghija e autortieve nga Konfederata Helvetike, kuptuam se edhe pse vdekje se Dick Martyt, megjithatë hetimet do te vazhdojne për kercnimet nga Serbia për vrasjen e tij
« Ju njoftojmë se procedura penale megjithatë mund të vazhdojë (Nous pouvons vous informer que la procédure pénale peut néanmoins se poursuivre… / Redact.) Ne nuk mund të japim ndonjë informacion të mëtejshëm për këtë në këtë moment… » kane deklaruar zyrtaret nga Ministria Publike (PMB/BA) ne Berne për gazeten zvicerane Le Canton27.ch
Ndryshe, i pari i Qeverisë se Republikes se Albin Kurti ka thënë se do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për këtë rast, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.


Ish-deputeti radikal dhe Prokurori i Përgjithshëm i Ticino Dick Marty vdiq me 28 dhejtor 2023 në moshën 78-vjeçare.
Njeriu që ishte gjithashtu raportues në Këshillin e Evropës dhe anëtar i Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i kushtoi një pjesë të mirë të karrierës së tij luftimit të sistemeve mafioze dhe mbrojtjes së lirive.

Kërcënime me vdekje dhe mbikëqyrje të lartë Kjo ish-figurë e madhe në politikën dhe drejtësinë zvicerane ka jetuar prej kohësh nën mbikëqyrjen maksimale të policisë, nga fundi i vitit 2020.

Konfederata dhe FEDPOL ishte alarmuar se shërbimet e inteligjencës serbe kishin kërkuar të vrisnin Dick Martyn.

“Shërbimet serbe i kërkuan botës së krimit që të më likuidonin, thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”, tha ai në pranverën e vitit 2022. Sepse edhe emri i Dick Martyt është lidhur ngushtë me Kosovën. Në vitin 2010, si raportues special i Këshillit të Evropës në Strasburg, Ticino denoncoi ish-krerët e Ushtise Clirmitare te Clirmtare te Kosovës  per abuzime me uniformen e UCK-së te cilet bëneë krime dhe vrasje me motive polike dhe për trafikimin e organeve të kryer që nga viti 1999.

Më 14 dhjetor të 2010-s, z. Marty publikoi një raport ku pretendohej për trajtime çnjerëzore të njerëzve dhe për vrasjen e të burgosurve me qëllim heqjen dhe trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë, ku përfshihej Hashim Thaçi, lider politik i atëhershëm i UÇK-së dhe tani i akuzuar për krime lufte nga Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë bashkë me ish-krerë të tjerë të UÇK-së.

 

Derniers articles