4.7 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Libri “Vera e shpirtit” i autores Vlora Obërtinca një enciklopedi e jetës dhe dashurisë!

Mag.soc.rer.oec Vlora Obertinca eshte autore e librit te posabotuar me titull: “Vera e shpirtit” botuar nga shtëpia botuese “Lena”. Në këte vepër, ajo ka paraqitur jetën reale, pa lajle lule

Bernë, 12 qershor -Autorja e ketij libri voluminoz prej 366 faqe, ka nje CV te ngjeshur dhe bagazh te dendur. Vlora Obertinca – eksperte e tregjeve financiare dhe kandidate për doktoratur në Lidership. Pesē herë drejtoresh në institucionet kyqe financiare të Kosovës, këshilltare në Qeveri, hartuese e reformave ekonomike qeveritare, motivuese dhe mësuese e metafizikës, poete dhe shkrimtare.

Vlora Obertnica ka lindur dhe eshte rritur ne Prishtine, nje nder familjet e para te mjekeve ne Kosovë. Ajo eshte poliglote e cila flet rrjedhshem gjashte gjuhe boterore e cila shkruan edhe libra ne gjuhen angleze.
Publicisiti dhe gazetetari yne i njohur Nefail Maliqi qe drejton sot gazeten zvicerane Le Canton27.ch librin e Vlora Obertinces e ka cilesuar larte duke e quajtur si enciklopedi e jetes dhe dashurise. Ai, vepren e saj e ka identifikuar me perosnalitetin e autores e cila eshte humaniste dhe ka nje ndjeshmeri dhe dashuri te madhe ndaj njerezimit, për jeten dhe filantropine, qe e ka permbledhur ne 366 faqe ne librin e saj te posabotuar me titull “Vera e shpirtit”, liber ky i cili pritet te promvohet ne Zvicer dhe vendet tjera evropiane, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Vlora Obërtinca: Njeriu që dhuron dashuri dhe operon në këtë frekuencë, në jetën e tij të përditshme çfarëdo që ai prek, shndërrohet në sukses

“Fuqia e dashurisë, është fuqi që nuk shihet, nuk preket, por vetëm ndihet dhe ka aftësinë të shërojë çdo gjë. Si e tillë që është, deri tani, në shekullin XXI, askush në rruzullin tokësor s’ka mundur ta mposhtë me asnjë formulë shkencore ”, thote per gazeten zvicerane Le Canton27.ch Zonjusha Vlora Obertinca e cila se shpejti do te mbroje tezen e doktoratures

Autore e librit motivues “Vera e shpirtit”–libēr me definicione unike për mësimet motivuese, në lidhje me të jetuarit e jetës në harmoni me mendjen, trupin dhe shpirtin. Njeriu që dhuron dashuri dhe operon në këtë frekuencë.

Njeriu që dhuron dashuri dhe operon në këtë frekuencë, në jetën e tij të përditshme çfarëdo që ai prek, shndërrohet në sukses. Këta njerëz janë shumë të adhuruar nga rrethi dhe shoqëria, duke mos ditur se si ta shpjegojnë këtë ndjenjë adhurimi, duke mos ditur ta shpjegojnë që kjo dritë e madhe që i rrethon ata, është Aura e tyre e mbushur plot dritë dashurie.

Vlora Obërtinca e ka zhveshur individin nga maska e luksit, e lumturisë false dhe e ka dhënë ashtu si është. E ka marrë për dore dhe e ka ulur diku, duke ia prekur telat e zemrës, duke ia çelur dritën e fikur në shpirtin e tij, i ka kthyer vetëbesimin, se pavarësisht nga gjithçka, ti je i zoti, ti ke forcë, ke këmbë, jo vetëm për të ecur, por për të vrapuar. I jep çelësin në dorë, që do të hapë dyert e jetës, dyert e suksesit dhe dyert e lumturisë.

“Po ta dinim gjuhën e frekuencave, do të mund të komunikonim me çdo qenie që shohim me sy, ose Universin tonë do ta perceptonim me anë të ndjenjave. Çdo gjë që ekziston në Univers, ka inteligjencën dhe frekuencën e vet, me të cilën komunikon me speciet e njëjta dhe me çdo gjë që na rrethon, madje edhe vetë toka në të cilën jetojmë ka frekuencën e vet… » ka shkruar ajo, te cilin citat e nxorem nga libri i saj.

Sipas autores “Për momentin, thëniet e mia të vëna nën thonjëza janë hipoteza, meqenëse nuk jemi ende në stadin e evoluimit shkencor për t’i vërtetuar ato, por mbase një ditë, hipotezat në fjalë do të vërtetohen…”

“Pasioni është gjuha e shpirtit, që flet vetëm në një gjuhë që nuk flitet, por vetëm ndihet, gjuhë që përkthehet në ndërdije në 7000 gjuhë të ndryshme për 7 miliardë njerëz në tokë”- citat nga libri im “ Vera e shpirtit “ – Vlora Obërtinca Kultura jonë pellazgo – ilire është një kulturë e lashtë, po aq e lashtë sa vet njerëzimi në tokë. Civilizimi pellazg thuhet të ketë orgjinën nga ylli Sirius i cili gjindet në Galaksinë tonë. Andaj, s’do mend se edhe Atlantida me një teknologji shumë më të avancuar se sa sot, duhet të ketë qenë pellazge. Tërë kjo trashëgimi antike e popullit tonë, na bënë të kuptojmë, se paraardhësit tonë pellazg kur kanë populluar tokën, me vehte kanë sjellur edhe perlat e diturive së bashku me ligjet e Universit, ligje këto që përcjellin njeriun në çdo hap të jetës dhe i japin kuptimin e duhur asaj, nga aspekti fizikë dhe shpirtëror. Vet fakti që historisë botërore i kemi dhënë burrështetas , që nga Aleksandri i madh në Romën antike, katër Papë Vatikanit, 28 vezira perandorisë otomane deri te Ataturku, Kapodeistria i Greqisë moderne, mbretin Faruk të Egjiptit, duke vazhduar me Napoleonin e familjes arbëreshe Bonaparti, dhe shumë të tjerë, flet për atë se ne i kemi në duar thesarët e mrekullive të botës dhe se, historia e jonë duhet rishkruar njëherë drejtë dhe mirë “
“Vera e shpirtit” alias Vlora Obertinca!
Vlora Obërtinca ne librin e saj ngerthen rrugën që duhet të ndiqet, për të arritur ekuilibrin në mes të mendjes trupit dhe shpirtit, për të gëzuar më tutje jetën, sfidë me të cilën po përballet pothuajse secili nga ne. Ajo ia ndriçon rrugën jetësore njeriut duke i treguar konkretisht se si ti përballet me problemet e jetës, si ti tejkalojë ato, dhe si të ngritet fuqishëm në këmbë sërish, duke e ofruar sa më shumë njeriun me jetën dhe bukurinë e të jetuarit duke e përdorur dashurinë dhe mendimin pozitiv.
“Sot është e vështirë të gjesh një person që nuk do të dinte për ndikimin pozitiv që ka mirënjohja në jetë. Por njohja e ekzistencës së teknologjisë, frekuancave dhe vënia në praktikë e saj janë dy gjëra të ndryshme. Pas leximit të vepres se Vlora Oberttinces te titulluar “Vera e Shpirtit” mund te kuptoni shujem cka, amdje edhe ter mesoni jo vetem per jeten si dhe perspektiven qe mund ta fitoni permes frekuancave te lumturisë, rrespektit, harmonise dhe dashurise reciproke.. Njekohesisht edhe per per sfidat per te arritur der tek ketop procesev pozive , qe na prijne ne jeten e perditshme. Thene shkurt edhe vet autorja eshte si thone “shpirti i huaj” qe ne fakt e paraqet ne vepren e saj në menyre indirekte identitin e saj, shpirtin e saj te paster dhe humaniste. Fundja secili cfare ka ne zemer apo shpirt mundet te hedh ne leter apo tju trasnmetoj te tjereve. Per shembuill Hitleri smund tju flas per paqe apo Nene Tereza për femijet e pasur, sikur qe smund te flas as Vlora Obertinca për djallezit e njerezve për te penguar universin e lumturine, perspktiven dhe dashurinë mes njerezve..” ka thëne Nefail Maliqi, redaktor i gazetes zvicerane Le Canton27.ch
Publicisit dhe gazetetari yne i njohur  Nefail Maliqi qe drejton sot gazeten zvicerane Le Canton27.ch ne vazhdim librin e Vlora Obertinces e ka cilesuar larte duke e quajtur si encikoledi e jetes dhe dashurise. Ai verpen e saj e ka identifikuar me perosnalitetin e aurtores e cila eshte humaniste dhe ka nje ndjeshmeri dhe dashuri te madhje ndaj njerezimit, jeten dhe filantropine, te cilen dashur ajo e ka permbledhur ne 366 faqe ne librin e saj te posabotuar me titull “Vera e shpirtit” , liber ky i cili pritet te promovohet ne Zvicer dhe vendet tjera evropiane, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
“Çdo gjë në Univers është energji dhe ka frekuencën e tij, madje edhe shtëpia ku rrimë, mobiliet ku ulemi, paratë tona në konto, makina që e ngasim, veshmbathjet tona, kopshti që na rrethon dhe çdo gjë tjetër që shohim me sy, që frymon dhe nuk frymon, ka energjinë dhe frekuencën e komunikimit të tij brenda Universit tonë. Aftësitë e komunikimit njerëzor e tejkalojnë komunikimin verbal. Kjo ndodh shumë shpesh, kur dikush flet dhe ne e shikojmë në sy pa folur fare, e kuptojmë mesazhin, ngase ne e kemi aftësinë e perceptimit të mendimit dhe të deshifrimit të tij nëpërmjet ndjenjave tona…” ka shkruar ne vazhdim autorja ne librin e saj.
“Edhe autorja e kishte të qartë qëllimin se përse do ta shkruante këtë libër: “E dija se duhet të shkruaj një libër, por nuk e dija saktë se si dhe çka do të shkruaja. Mbase shkrimi i librit ishte një kërkesë nga shpirti im për ta realizuar, në mënyrë që të ndihmohen shpirtrat e tjerë në rrugëtimin e vështirë të jetës, pa udhërrëfyes, manual apo leksione të mësuara paraprakisht. Unë e hap mendjen, edhe zemrën time, duke rrëfyer edhe gjëra të ndjeshme nga jeta ime personale, vetëm e vetëm që t’i shërbej një qëllimi më të lartë, që është ndihma e sinqertë e njeriut për njeriun”.
Fuqia e këtij qëllimi është më e madhe se çdo gjë tjetër, pasi në çdo moment Vlora përpiqet të bëjë vetëm mirë, t’i ndihmojë të tjerët të kapërcejnë sfidat që i dalin para. Tashmë të bërit mirë është një mision për të, pa të cilin nuk mund ta kuptojë jetën e saj. Gjithsecili nga ne duhet të jetë timonieri i jetës së tij, të mos presë me sytë nga qielli apo nga të tjerët zgjidhjen, pasi i zoti e nxjerr gomarin nga balta.
Autorja ka zhveshur individin nga maska e luksit, e lumturisë false dhe e ka dhënë ashtu si është
Sot, në kohën e rrjeteve sociale, kush e kush përpiqet të garojë me imazhe lumturie, duke shfaqur vetëm të dukshmen, sipërfaqësoren. Në fakt, kjo është të gënjesh veten, të tallesh me veten, t’ua bësh qejfin të tjerëve, që të ndihesh si ata, të mos jesh jashtë spektrit të pëlqimeve të tyre.
Imazhi që na sjell autorja është i kundërt me atë që thamë më lart. E ka zhveshur individin nga maska e luksit, e lumturisë false dhe e ka dhënë ashtu si është. E ka marrë për dore dhe e ka ulur diku, duke ia prekur telat e zemrës, duke ia çelur dritën e fikur në shpirtin e tij, i ka kthyer vetëbesimin, se pavarësisht nga gjithçka, ti je i zoti, ti ke forcë, ke këmbë, jo vetëm për të ecur, por për të vrapuar. I jep çelësin në dorë, që do të hapë dyert e jetës, dyert e suksesit:“Shprehia e të menduarit pozitiv i hap dyert e suksesit dhe të lumturisë në jetë dhe sa më shumë të zhytemi në mendime të bukura, aq më shumë qëllime pozitive realizojmë në jetën tonë, pa e ditur fare që në ndërdijen tonë kemi mbledhur informata apo mendime pozitive, që na e kanë lumturuar jetën aq sa s’bëhet më “ – citat nga parahyrja e shkruar nga zonja Jerida Kulla, tuhet nder tjera nga redaktorja e librit “ Vera e shpirtit “
“ Një shpirt i ndriçuar, jep shumë dashuri dhe shëron shumë plagë të njeriut, plagë që nuk i sheh syri, por i ndien zemra dhe trupi ynë. Kur ne marrim dashuri, ndiejmë “fluturat” në stomak, një ndjenjë që jemi shumë të fortë, saqë figurativisht edhe malin do të mund ta shtynim me atë forcë hyjnore, të quajtur Dashuri. Me këtë energji drite, të quajtur Dashuri, njeriu ndihet i lumtur, i ekuilibruar, i qetë, i motivuar dhe është shumë i suksesshëm në çdo aspekt të jetës.
Kjo dritë ka fuqi tërheqëse dhe të gjithë njerëzit dëshirojnë të tërhiqen nga kjo energji drite pozitive dhe të kalojnë mundësisht sa më shumë kohë me njerëz të tillë, duke mos u ngopur e duke mos u mërzitur kurrë me praninë e tyre. Prania e njerëzve të tillë bën që të rrezatojnë rreth vetes shumë dashuri dhe të gjithë kanë nevojë për këtë dashuri, së paku, për të tërhequr sado pak rreze nga kjo dritë e madhe dhe e bukur sa më s’ka.” – citat nga libri im motivues “ Vera e shpirtit “
Sipas Vlora Obërtinca “Fuqia e mendjes është një fuqi hyjnore që nuk mund të preket fizikisht, por mund të ndihet emocionalisht, fuqi kjo që e kontrollon fizikun dhe psikikën e njeriut, si dhe çdo gjë që e rrethon atë. Kjo fuqi mund të ndërtojë dhe të krijojë kryevepra dhe mrekulli të papara, por edhe mund të shkatërrojë aq shumë, saqë dëmet mund të jenë të pariparueshme, në varësi se si e përdorim këtë fuqi “
​“Andaj ruani, përkëdheleni dhe duajeni këtë thesar të paçmuar, ashtu siç përkëdhel nëna foshnjën për herë të parë, ashtu si nëna përkujdeset për foshnjën e vet natë e ditë, pa u lodhur fare, me dashuri të pakushtëzuar. Ky është një sekret i pathënë, por është një realitet që mund ta zbatojë dhe ta përjetojë secili prej nesh, sepse çdo njeri e ka këtë thesar që nga ardhja në këtë jetë. Andaj, shfrytëzoni thesarin tuaj me shumë kujdes dhe përkushtim, sepse po e trajtuat këtë thesar siç duhet, nuk do t’ju lërë asnjëherë në baltë. Andaj, nuk e them rastësisht që dijenitë e mëdha, burojnë nga thesaret e vogla e ky thesar i vogël është mendja jonë dhe fuqia e saj e pafundme” – thuhet ne meszahin e Vlora Obërtincaes, citat ky i njxjerur nga vepra e saj e posapubilkuar “Vera e shpirtit “

Derniers articles

Transparency International për korrupsionin ne ballkan: Kosova (83) radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (98) dhe Shqipëria (104)

Bernë, 26 prill -Ne rapoertine fudmnit te Transparency International, ku flet pe rballkanin trego n se  Kosova (83) eshte ne nje situatae me emire...

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët...

Freedom House: Qeveria Kurti ka ndërmarrë një sërreformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të akumuluar qe 20 vite

Brnë, 25 prill -Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon...

3 thousand Albanians live in the Arab Emirates / Investigation: Dubai, the place of contradictions, « houses » VIP businessmen, but also over 500 Albanian escorts

Bern, 22 avril -Dubai is the most popular city of the United Arab Emirates, located in the southeast of the Persian Gulf. But how...

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...