3.3 C
Berne
samedi 15/03/2025

Vdiq mbretëresha Elizabeth II në moshën 96-vjeçare

Monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II vdiq në Balmoral në moshën 96-vjeçare, njfton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Pasi shqetësimet u rritën për shëndetin e saj të enjten herët, familja u mblodh në pronën e saj skoceze.

Mbretëresha në fron erdhi në vitin 1952, duke udhëhequr për 70 vjet, transmeton rtv21.tv.

Pas vdekjes së saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

Në një deklaratë, Buckingham Palace tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite. Mbreti dhe bashkëshortja do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër”.

Derniers articles