12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Tërmet i fuqishem në Turqi. Bilanci: Sipas te dhenave te fundit 20 te vdekur dhe 710 të plagosur

Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot brigjet e Izmirit të Turqisë, ndërsa të plagosur rreth 710 të tjerë.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) janë regjistruar edhe 196 tërmete të tjera, 23 prej të cilave ishin më të forta se 4.0 magnitudë, njofton Klan Kosova.

Duke folur në një konferencë shtypi, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të vendit Murat Kurum tha: “1,227 ekipe kërkimi dhe shpëtimi po operojnë në terren”.

Ai shtoi se tetë persona të plagosur ishin në kujdes intensiv, ndërsa pesë të tjerë janë në operacion

Derniers articles