Bernë, 7 dhjetor -Volodymyr Zelensky personaliteti i vitit 2022 për revistën Time, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili mishëroi rezistencën e vendit të tij ndaj pushtimit të Rusisë, është shpallur personaliteti i vitit 2022 nga revista amerikane Time. Ai gjithashtu bëri homazhe për « shpirtin e Ukrainës ».
« Pavarësisht nëse beteja për Ukrainën ngjall shpresë apo frikë, Volodymyr Zelensky e ka galvanizuar botën në një mënyrë që nuk e kemi parë në dekada, » shkroi redaktori i Time Edward Felsenthal.