22.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

Ministri rus Lavrov mesazh të ashpër Zvicrës për Ukrainën: « Kemi humbur besimin.. »

Berne, 13 shkurt -Ne Davos te Zvicres gjate punimeve te EEF doli ideja e Zvucres rrespektivisht presidentes dhe shefit tecdiplomcacide zvicerane per nje konference nderkombetsre per Ikrainen qe u prrkrah nga presidenti i Ukraines Vlodimur Zelensky dhe shume vende boterore. Por Kremlini kjo nuk i ka pelqyer e cila qe nga atehere qon pluhuar duke kritikuar Zvicren edhe pse Rusia ka thyer gjitha ligjet fhe nirmat nderkombetare me invadionin ilegal ne Ukraine, sulm ky flagrant dhe ne kundershtim me karten e OKB-se, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

«Përpjekjet e Zvicrës për të imponuar ndërmjetësim në lidhje me Ukrainën nuk do të jenë të suksesshme – Berna nuk meriton besim… »  tha sot ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov.

Sipas ministrit rus “Për çfarë shërbimesh ndërmjetësuese mund të flasim këtu? Ata tani, meqë ra fjala, po përpiqen të imponojnë ndërmjetësimin e tyre në lidhje me Ukrainën. Nuk do të ketë asnjë nga këto. Ky nuk është një lojtar që mund t’i besohet”, tha kreu i diplomacisë ruse në Konferencën e XIII të Lindjes së Mesme të klubit “Valdai”.

Po ku ka pas besim ne ju?! Nese populli fus ne Rusi nuk ju bedon, pse po presni t’ju besoj Zvicra?!… Nje shtet demokrstike dhe tolerant qe mund te jete shembull per ju dhe vebdet thera diktatriale, ka shkruar gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Më herët, presidentja zvicerane Viola Amherd njoftoi pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më 15 janar se ai kishte kërkuar organizimin e një konference paqeje të nivelit të lartë dhe se Berna i ishte përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese.

Pas kësaj, ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignacio Cassis, tha se Rusia duhet të përfshihet në diskutimin për një zgjidhje paqësore të situatës në Ukrainë.

Kujtojmë se Zvicra, e cila nuk është anëtare as e NATO-s dhe as e BE-së, mbështet sanksionet anti-ruse. Në vitin 2022, qeveria ruse përfshiu Zvicrën në listën e vendeve dhe territoreve të huaja që ndërmarrin veprime armiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

Derniers articles