11.1 C
Berne
lundi 14/10/2024

Kamala Harris: Me Bidenin president, maskat do të jenë obliguese në SHBA

Kandidatja demokrate për postin e zëvendëspresidentes, Kamala Harris ka dhënë një intervistë të gjerë për CNN-in, ku ka folur edhe sa i përket pandemisë globale të njohur si COVID-19.

Kur u pyet për të sqaruar qëndrimin e kandidatit të partisë së saj për president, Joe Biden, senatorja Harris konfirmoi se do të ishte thjesht një standard, pra vendosja e maskave në fytyrë do të jetë obliguese, madje edhe ligjërisht.

“Do të ishte një standard”, tha Harris duke shtuar se “Kjo nuk ka të bëjë me përparësitë e Joe Bidenit dhe vetvetes, kjo nuk ka të bëjë me ndëshkimin. Nuk ka të bëjë me vëllanë e madh. Është thjesht ajo që duhet të bëjë një udhëheqës në kohë krizash. Ju shikoni luftën e dytë botërore, ju shikoni depresionin e madh ku udhëheqësit thanë, secili duhet të sakrifikojmë për hir të kombit dhe kolektivitetit”.

Senatorja e Kalifornisë nuk sqaroi se si do të zbatohej ky standard, përkundrazi, ajo fajësoi presidentin aktual, Donald Trump për “talljen” që i ka bërë kësaj situate.

Theksojmë se gjatë 24 orëve të fundit, Universiteti Johns Hopkins raportoi 44,452 raste të reja dhe 783 vdekje si shkak i coronavirusit.

Ndryshe, SHBA-të tani kanë të paktën 6,244,970 raste të të infektuarve me virus gjersa 188,538 njerëz kanë vdekur, sipas regjistrimit të Universitetit John Hopkins.

Derniers articles