4.2 C
Berne
mercredi 13/11/2024

Joe Biden president i SHBA-ve: S’ka asgjë që e ndal, nëse jemi të bashkuar!

“Jam i nderuar dhe i përulur për besimin që populli amerikan ka treguar tek unë dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Harris”, ka thënë Biden. “Para përballjes me pengesa të paprecedentë, u regjistruan vota rekorde. U dëshmua edhe një herë, që demokracia rrah thellë në zemrat e Amerikës”.

“Tani që fushata ka marrë fund, është koha të lëmë anash inatet dhe retorikën e ashpër prapa nesh e të bashkohemi si komb. Është koha që Amerika të bashkohet. Dhe të shërohet. Jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. S’ka asgjë që na ndal, nëse jemi të bashkuar”, ka vazhduar ai.

Demokratët fillojnë festën për fitoren e Biden

Pasi Joe Biden u shpallë fitues i zgjedhjëve presidentciale, banorët e Uashington, DC, i cili mbështetet shumë Demokratët, dolën në rrugë për të festuar fitoren e Biden.

Ata publikuan një video ku shihen duke fishkëlluar shumë vetura në mbështetje të Biden.

Biden fiton votat në Nevada

Joe Biden tashmë ka fituar zgjedhjet presidenciale dhe presidenti i zgjedhur tani po i shton numërimin e votave, shkruan “The Guardian”, transmeton “Bota sot”.

AP sapo ka njoftuar se Biden gjithashtu fitoi Nevada dhe gjashtë votat e tij elektorale, duke e çuar numërimin e votave elektorale të Demokratit në 290.

Kandidati demokrat Joe Biden ka falenderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA-së.

Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai.

Kandidati demokrat Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale

Presidenti i zgjedhur Joe Biden fiton 20 votat elektorale të shtetit të Pensilvanisë duke siguruar 273 vota elektorale nga 270 që duheshin.

Presidenti i zgjedhur kryeson me mbi 4 milionë vota popullore.

Ai po ashtu kryeson edhe në disa shtete te tjera ku ernde nuk është shpallur fituesi: Xhorxhia (16 vota elektorale), Nevada (6 vota elektorale), Arizona (11 vota elektorale).

Ekipi elektoral i Presidentit Trump është duke vënë në pikëpyetje rezultatet, duke u shprehur nëpërmjet një deklarate të premten se « zgjedhjet nuk kanë mbaruar ». Ata thanë se presidenti përfundimisht do të fitojë si rezultat i rinumërimeve të pritshme në shtetet ku gara është e ngushtë, si dhe prej sfidave ligjore të bazuara në akuza të paprovuara për vjedhje votash dhe parregullsi.

Në sistemin amerikan të demokracisë indirekte, fituesi i votës popullore në secilin shtet – me përjashtim të shteteve Mein dhe Nebraska – merr të gjitha votat elektorale të shtetit në fjalë, të cilat përcaktohen në bazë të nivelit të popullsisë.

(E plotësuar 17:30)  – Kandidati demokrat Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas projeksioneve të CNN-it, Biden ka fituar në shtetin ku ai lindi, duke fituar 270 votat elektorale, që i duheshin për fitore, përcjell Bota sot.

Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 273 votash elektorale.

Para se të bëhej i nominuari për president i Demokratëve, Biden shërbeu si nënkryetar në mandatin e Presidentin Barack Obama.

Ai është gjithashtu senatori më jetëgjatë i Delaware.

Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se « shpirti i kombit » është në rrezik dhe ka premtuar se ai do të kërkojë të shërojë një vend të thyer nga presidenca e Trumpit.

Derniers articles