17.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

Lavdi dëshmorëve të parë të prillit të vitit 1981 (Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva) me rastin e 43-vjetorit rënies

Shkruan: Ilmi CKOLLI
Në vazhdimësinë e përpjekjeve, luftërave dhe qëndresës shekullore të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, demonstratat e pranverës së vitit 1981 shënojnë njërën ndër faqet më të ndritura dhe më të rëndësishme të historisë sonë të re. Si ngjarje kthesash të mëdha historike dhe shoqërore, ato shprehin sintezën e vetëdijes dhe virtyteve më të larta morale e patriotike të rinisë shqiptare dhe aspiratat shekullore të popullit tonë të lashtë. Duke ndikuar fuqishëm në faktorin e brendshëm, në ngritjen e vetëdijes kombëtare në shkallën më të lartë, si dhe në faktorin e jashtëm, pra, në ndërkombëtarizimin së  Kosovës dhe asaj mbareshqiptqre  ato në horizontin mbarëshqiptar e hapën një shpresë të madhe dhe një perspektivë të re.
Lavdi në vite e në shekuj dëshmorëve të parë të Pranverës së madhe Shqiptare ’81, Naser Hajrizit e Asllan Pirevës!
Demonstratat ishin rebelim dhe kryengritje e një populli kundër shtypjes kombëtare, kundër diskriminimit social dhe shoqëror, kundër eksploatimit të egër të pasurive natyrore dhe të trajtimit të Kosovës si burim lëndësh të para, apo thjeshtë, si zonë koloniale serbe…, kundër varfërisë dhe mjerimit të skajshëm të popullit, kundër padrejtësive thelbësore politike dhe ekonomike, kundër zbatimit të gjenocidit ndaj popullit shqiptar.
Udhëheqja e Kosovës me në krye Komitetin Krahinor të LKJ-së në Kosovë u vu në shërbim të fushatës antishqiptare, duke vlerësuar dhe etiketuar rininë tonë liridashëse dhe bartësit e demostratave me emra të ndryshëm fyes dhe denigrues.
Kur i kujtoj këto ngjarje të kthesës së madhe historike, s’ka si të mos më shfletohen kujtimet si në shirit filmi për dëshmorët e demostratave të 2 Prillit 1981, Asllan Pirevën e Naser Hajrizin, të cilët kisha fatin dhe nderin t’i njihja nga afër.
Me Asllan Pirevën jamë njohur në Prishtinë që nga fëmiria kur ai ishte në shkollën fillore me dajën tim Afrim Kalaja. Ai ishte një i ri i shëndetshëm dhe tip sportiv, çdo herë i buzëqeshur dhe tërheqesë për gjithë ata që e njihnin.
Si i ri gjimnazist unë që në vitin 1978 isha i organizuar në grupin ilegal të të rinjve të Kamenicës (Dardanës), grupi i quajtur “Para Agimit” dhe, ishim në lidhje me OMLK pasardhëse e Grupit Revolucionar të Kosovës, me të cilën i mbanim lidhjet tona përmes Agim Sylejmanit, Faik Latifit dhe Jashar Aliajt, prej të cilëve edhe ishim të furnizuar me literaturë klandestine që vinte nga Shqipëra, si “Shqipëria e re”, “Zëri i Popullit”, romane e libra të historisë së Kombit Shqiptar, si dhe shtypin e grupeve klandestine që vepronin në Kosovë. Nga kjo literaturë unë i jepja edhe Asllan Pirevës, me të cilin ishim të hapur me njëri tjetrin dhe shpesh bisedonim për nevojën e organizimit dhe shtrirjes në mesin e shkollarëve. Asllani pastaj u lidhë shpejt me Naser Hajrizin, pa e ditur se ai kishte kohë që vepronte fshehtas në mesin e rinisë shkollore dhe në mënyrë të organizuar. Kështu ata pos shkëmbimit të literaturës u bënë një dysh i organizuar dhe që premtonin shumë.
Sa herë takohesha me Asllanin ai më fliste për një shok të tij me të cilin bashkëvepronin dhe koordinonin veprimet, dhe për të cilin kishte vetëm fjalë në superlativ, por pa e përmendur asnjëherë emrin e tij, sepse rregullat e konspiracionit ishin shumë të rrepta në kushtet e asaj kohe kur vepronim.
Por edhe unë nuk e pyesja se kush qenka ky shok i tij, duke ruajtur kështu konspiracionin organizativ.
Shpërthimi i demonstratave të marsit 1981, sikur na shtyri të tejkalojmë rregullat strikte të konspiracionit. Asllani i kishte folur shumë edhe Naserit për mua dhe ai kishte kërkuar një takim më 31 mars 1981 në Gërmi. Edhe pse Naserin e kisha parë disa herë kur shkoja në shkollën Normale në Prishtinë, por pa e ditur se kush ishte. Kështu u takuam për herë të parë me Naser Hajrizin, dhe ky ishte edhe takim i parë dhe fundit si aktivistë e veprimtarë të organizuar, ku pos Naserit ishin edhe Asllan Pireva e Afrim Kalaja. Naseri ishte një djalë i ri dhe i pashëm, me trup atleti dhe qëndrim burrëror, i pjekur para kohe për moshën që kishte. Ai ishte 19 vjeçar, por i vendosur deri në vetflijim për kauzën e shenjtë të luftës për çlirim e bashkim kombëtar.
Në atë takim ne ndamë edhe detyrat për masovizimin e demonstratës së organizuar për 1 prill 1981, kur edhe i takova për herë të fundit këta dy korifej të lëvizjes kombëtare, dy dëshmorët e parë të demonstratave të mëdha të Pranverës së Kuqe ’81, aty para Kuvendi të Kosovës.
Në atë pasdreke të 1 prillit ‘81, kur demonstrata ishte masovizuar aq sa as ne nuk mund ta paramendonim, ku pos studentëve e nxënësve kishin ardhur edhe shumë punëtorë, ku kishin ardhur edhe familjarë të të burgosurve siç ishte Zymrije Sylejmani, bashkëshorte e Agim Sylejmanit, e cila ishte bashkë me vjehrrën e saj Ilmije Sylejmanin, nënën e Agimit, pastaj Mihane Sadiku, e fejuara e Faik Latifit të burgosur, Qefsere Dërmaku motra e Sami Dërmakut, shumë shokë të Asllanit e Naserit që nuk i njihja të gjithë. Aty pra, para Kuvendit i pashë për herë të fundit Naserin e Asllanin, të cilët të nesërmen, më 2 prill 1981, pranë njëri tjetrit dhe me flamurin tonë kombëtar në duar e në ballë të demonstratës do të binin si dëshmorët e parë të Pranverës së madhe Shqiptare ’81, duke fituar kështu pavdekësinë.
Ndërsa unë në çdo 2 prill përkulem thellë para figurave të këtyre dy korifejve të lirisë, duke i kujtuar me mallë çdo fjalë dhe çdo lëvizje të tyre.
Lavdi në vite e në shekuj dëshmorëve të parë të Pranverës së madhe Shqiptare ’81, Naser Hajrizit e Asllan Pirevës!

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...