12.8 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Lara Colturi me një mesazh nga Franca: Do ta bëj maksimumin që Shqipërinë ta prezantoj denjësisht në Kupën e Botës!

Redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch Nefail Maliqi me Lara Culturi, kampionen shqiptare te skive gjate garave ne alpet e Frances

France, 3 shkurt -Lara Culutri gati për cdo vit po shrkujanë histrione e Shqipërise duke e ngritur lart e me lart ket vend jo me politike, por me skija, ashtu siq po e bëjne për imazhin e shqiptareve edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me këmbët e tyre apo Dua Lipa dhe Rita Ora me zërin e tyre.

Të ndalemi kesaj radhe tek Lara Culturi  e cila në Botërorin e kaluar të zhvilluar në Austri fitoi 1 medalje ari në super gjigant dhe 1 bronzi në slalom gjigant, të parat për vendin tonë në ski për të rinj. Lara Culturi, nuk ndalet! Forca Shqiperia, medaljen e bronztë në botërorin në Francë, shrkuan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mbane mend ket emër Laura Culturi! Vajza italiane me shqiponje ne krahëror që po e ngrit Shqiperinë më shumë se shqiptaret!

Keni degjuar thënien  «mos u bëjë më katolik se Papa ? » Ne kete rast me Lara Culturi do thoshim: Lara (mos puno shume) mos u bejë më shqiptare se shqiptarët!

”Më konsiderojne legjendë e re, por unë ende jam shume e vogël. Po, natyrisht, jam shumë i lumtur për sot, përkuder asaj qe kam bere ca gabime, nga te cilat do të mësoj gjithmonë. Unë nuk do te ndalem, do të vazhdoj të ngre nivelin tim ne fushën e bardhë…” ka thëne Lara Culturi për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Lara ne vazhdim për Le Canton27.ch nga Franca doli me nje premtim dhe mesazh duke thenë se « unë, perspektivën e kam perpara , merqe jam ende e re..Cka do ta deshmoje veten, dhe do te bëjë maksimumin e maskimimit për vendin qe e perfaqesoj. Do ta bëj gjthëcka që Shqiperinë ta prezentoj denjesisht në arenën nderkombëtare… »

Lara Colturi 17-vjeçarja italiane që përfaqëson Shqipërinë i dha sot një tjetër shije talentit të saj dhe fitoi medaljen e bronztë në sllallomin gjigand në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Haute-Savoie (Francë), njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe ndoqi kete garë botere drejtpërsëdrejti nga pista e skive në Saint Jean d’Aulps. Lara Culturin,  ekspertët francez eprezantojnë si talenten më i madhe në Evropë.

Skiatorja super e talentuar Lara Colturi demonstroi edhe një herë aftësitë e saj në Kampionatin Botëror të Juniorëve dhe fitoi një medalje. Favoritja e madhe, shqiptarja Lara Colturi është dashur të kënaqet me bronzin në Francë këtë të premte, më shumë se një sekondë pas fitueses kanadeze. Çfarë është e çuditshme për të gjitha këto: vetëm të martën Colturi përfundoi në vendin e 12-të në sllallomin gjigand Erta në Kronplatz – ajo kurrë nuk ka qenë kaq e mirë në këtë disiplinë.

Medalja e Kupës së Botës: Duket se ajri i Alpeve i bëri mirë Lara Culturit

Pak ditë më vonë, adoleshentja fitoi medaljen e saj të tretë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në Francë. Një vit më parë në St. Anton, ajo fitoi medaljen e artë në super-G dhe bronzin në sllallomin gjigand përpara se Colturi të çante një ligament kryqëzues pak më vonë dhe t’i duhej të përfundonte sezonin e saj.

Colturi bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje botërore, pas atyre të një vit më parë, po në kategorinë junior. Pas dy zbritjeve, skiatorja kuqezi dha kohën e përgjithshme 2’03”14.

Edhe pas zbritjes së parë ajo ishte e treta (59”91), pozicion që e ruajti edhe pas zbritjes së dytë, ku dha kohën 1’03”12.

Presidentini Federates Shqiptare te Skive Elvis To i per gazeten zvicerane ka thene se «Colturi shpresonte të kapte medaljen e artë në këtë garë, pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, por edhe vendi i tretë është një rezultat shumë i mirë për skiatoren 17-vjecare, që ngre sërish lart flamurin kuqezi. »

Aventura e Lara Colturi në këtë botëror do të vijojë edhe ditën e shtunë, me garën e sllallomit, ku sërish skiatorja kuqezi do të synojë podiumin.

Në garën e sotme, për ngjyrat kuqezi garoi edhe skiatorja Chiara Di Camillo, që u rendit në vendin e 61-të. Ajo dha kohën e përgjithshme 2’39”97, duke qenë shumë larg kreut.

Ndodhemi në Francë, në alpet e Francës. Një tjetër lajm i shkëlqyer edhe Deni Xhepa është në vendin e 17-të ndërsa në vendin e 16-të Alban Elezaj që garon për Francën,. Marrim çmimin e tretë. Shqipëria nuk ishte dëgjuar në kampionatin e skive por tani u bë rutinë. Lara natyrisht është shumë e motivuar. I ka përbërësit që të dalë kampione bote. Kishte një trishtim sepse pretendonte të ishte e para. Por këtu jemi në kushte të një bore të shkrirë që e dëmton rezultatin e saj. Por edhe vendi tretë për Shqipërinë e vogël është diçka e jashtëzakonshme”,-tha Toçi.

Presidenti i Federatës së Skive shtoi më tej se me këto rezultate, Laura do të jetë konkurruese edhe në Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2026.

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...