0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Tubim madhështor në Cyrih të Zvicrës, në mbështetje te kualicionit VLEN. Edhe pa Albin Kurtin, Taravari e bëri « zih », i bashkoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut!

Cyrih, 21 prill -Tubim me kandidatin potencial nga VLEN për president te Repblikes se Maqedoinse se Veriur Dr. Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit te tyre  sot mbajti tubim madhështor me mërgimtarët e Zvicrës në Cyrih, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Dr. Arben Taravari: Mbi 2.500 mergimtarë jane paraqitru te votojne per zgjedhjet presidenciale ne Maqedonine Veriore
Ne kete tubi madheshtor me diasporen shqiptare ne Cyrin të liderit e VLEN dr. Arben Taravari ishte edhe Bekim Qoku si dhe kryetarët e Alternativës, Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes Demorkatike, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.
Taravari kërkoi mbështetjen e mërgimtarëve dhe theksoi se mërgata prijëse e ndryshimeve pozitive për shqiptarët e Maqedonisë.
Taravari tha se Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm, dhe këto zgjedhje janë historike për shkak se, përveç tjerash, garon edhe Albin Kurti kundër Vuçiqit, ndërsa Maqedonia, pas zgjedhjeve, duhet të zhvillojë bashkëpunimet me Tiranën, Prishtinën, Sofjen dhe Athinën.
« Lajme te mira vazhdimsith nga vijnë nga Zvicra ne Gostivar, Tetove dhe Shkup se jeni shembull integirmi dhe suksesi ne Zvcer. Jemi krenar me diasporen tone shqiptare ne Zvicer dhe Evropë. Ju jeni ambasador dhe ndertues te se ardhmes me te mire te Maqedonise se Veriut, ku shqiptaret ende ndjehen te diskriminuar. Prandaj vota e juaj mund ta përmisoje ket gjendje te palakmueshme të kombit tonë, mund te na hap perspektiva te reja, ne rend te pare juve dhe fëmijëve tane si dhe neve si poopull, si komb dhe qytetare të Maqedonsië Veriore.. » ka thenë nder tjera lideri i VLEN dr.Arben Taravari mbrëme ne Cyrih, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Nuk ka proces i rëndësishëm i historisë së shqiptarëve të Maqedonisë ku mërgata nuk ka qenë ka katalizuesi kryesor. Do ta marr shumë thjesht Gostivarin. Nuk do të kisha mundësinë t’i fitoj zgjedhjet në Gostivar në vitin 2017 dhe 2021, nëse nuk ishin mërgimtarët. Prandaj është e rëndësishme që në këtë proces zgjedhor t’u kemi më 24 prill dhe 8 maj”, u shpreh Taravari duke shtuar se shteti i Maqedonisë duhet të kujdeset që të lehtësojë mundësimin e investimeve të mërgatës në Maqedoni, mundësimin e votës për mërgimtarët dhe lehtësimin e procedurave për dokumentet personale.

“Unë e di se ju keni punë, jeni të angazhuar këtu, keni familje, por keni ndikim të jashtëzakonshëm atje. Ju kisha lutur, nëse mendoni se duhet të na përkrahni, kush nuk mund të vijë, të paktën një telefonatë andej ku mundet, një gjysmë fjale që ta përkrahe ndryshimin sepse, shqiptarët prej vitit 2011 kanë votuar për ndryshim”, tha Taravari duke theksuar se shqiptarët që nga viti 2011 kanë votuar për ndryshim, por opozita s’ka qenë e e bashkuar, ndërsa tani VLEN është më e bashkuar se kurrë dhe e vendosur për ta sjellë ndryshimin”, tha në fund Taravari.

Kasami: Mërgimtarët që po mbushin buxhetin e Maqedonisë me 1 miliardë Euro, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi !

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në tubimin e VLEN në Cyrih të Zvicrës, deklaroi para mërgimtarëve se, ata janë pjesa më e rëndësishme e popullit shqiptar dhe e meritojnë që në vendlindjen e tyre të priten me krenari.

“Ju sillni në Maqedoni mbi një miliardë euro në vit. Ju nuk e meritoni që kur vini në vendlindje të pritni nëpër kufi nga 7-8 orë siç po ju lënë në Kufirin me Serbinë, por e meritoni të priteni edhe me lule”, ka thënë Kasami. Ai ka shtuar se ndryshimin që po vjen, sidomos edhe me mbështetjen masive të mërgatës, nuk dop të mund ta ndalin ata që punojnë për Beogradin dhe Vuçiqin.

“Ju e dini planin e famshëm dhe famkeq të kandidatit të BDI-së në rastin e asja që ndodhi në Kosovë me Banjskën, ku ai kishte folur me zërin e Beogradit dhe me zërin e Vuçiqit dhe duke i treguar Albinit se si duhet të veprojë në terrritorin e tij. Po ta kishte dëgjuar Bujar Osmanin, Albin Kurti sot, Veriu do të ishte i ankesuar. Por Albini e din kë e dëgjon, dëgjon popullin shqiptar, dëgjon popullin i cili e ka votuar, dëgjon popullin i cili ja ka dhënë mandatin”.

Me kete gjuhe folen edhe shoqeruesit e kreut te VLEN, nga apartite simotra shqipatre qe jane ne koalcion me VLEN si: Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi..te cilet ftuan shipatret ne Zvcer dhe diapore te votojne ne zgjedhjet e ardhshme për te nydshuar te adhmene femijeve te tyre. Te ranisjmit ne sllame mbi 500 veta i pershëndeti edhe Bekim Qoku. Përkudner parlajmerimeve se ne kete tubim do te merrte pjese edhe lideir i VV dhe krymenistri shqiptar i Kosoves Albin Kurti, megjthate lideir i VLEN z.Tarvari e beri zih slalen qe nuk kishte vend as per te vënë nje gjilpërë, mblodhi dhe bashkoi qindra shqiptare nga Maqedonia Veriore.

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur fushata elektorale qe tri javë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në dy runde zgjedhore, më 24 prill dhe 8 maj. Në garë për kreun e shtetit marrin pjesë gjithsej shtatë kandidatë nga katër koalicione dhe tri parti politike. Arben Taravari eshte kandidat potencial për president nga koalicionit VLEN, që përbëhet nga katër parti opozitare shqiptare.

Partia me e madhe shqiptare VV ka shprehur simpatinë dhe mbështetjen e plotë për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndikimi i tij, pritet të ndikojë fuqishëm në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Le Canton27.ch.

Në këtë tubim nga Kosova pos liderve te VLEN nga Maqedonia veriore dhe aktivsteve te kesaj levizje ne Zvcer, kishte te paran ishem edhe depuete dhe aktiviste nga Lëvizja Vetëvendosje, si  deputetja e Parlamentit të R. së Kosovës, Arbëresha Kryeziu- Hyseni si dhe aktivista nga Pika e Obersee, Qemajl Hoxha, Ilmi Cakolli, Raif Imeri, Dashamir Ipçaj etj…

Partia me e madhe shqipatre VV ka shprehur simpatinë dhe mbështetjen e plotë për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndikimi i tij, pritet të ndikojë fuqishëm në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Le Canton27.ch.

Zvicra eshte nder vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt 2008. Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch dhe Zyrës Federale të Statistikave (OFS) më shumë se 300,000 shqipfolës aktualisht jetojnë dhe punojnë në Zvicër, prej te cileve 250.000 janë nga Kosova, kurse mbi 60 mije shqiptare tjerë jane nga Maqedonia e Veriut.

Derniers articles