0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Shqiptari Skënder Salihi synon të bëhet kryetar i qytetit zviceran të Gjenevës

Shqiptari Skënder Salihi synon të bëhet kryetar i qytetit zviceran të Gjenevës

Gjenevë, 13 mars –Shqiptaret nuk ndalen, po zë pozita të larta sikur Skënder Salihi i cili po synon te jete ne krye te bashkisë së metropolit nderkombëtar – Gjenevës.

Në lidhje me zgjedhjet komunale të 2025, Skënder Salihi, në një bisedë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch tregohet optimist, se viti i ardhshëm do të ketë suksese edhe më të mëdha, si për qytetarët zviceranë, po ashtu edhe për komunitetin shqiptar në kantonin e Gjenevës, numri i të cilëve është rreth 30.000.

Gara për Këshillin Administrativ tashmë vetëm ka filluar. Tashmë është radha e deputetit Skender Salihi të shpallë kandidaturën për partinë e tij, MCG. Skender Salihi (36-vjeçar), baba shembullor, punon për policinë kantonane.

Jo vetëm kaq. Skender Salihi nga partia MCG synon Bashkinë e Gjenevës. Ai fokusohet në çështjet e sigurisë dhe ekonomisë. Deputeti shpalli kandidaturën për partinë e tij, njofton nga Gjeneva gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Gjenevë, 13 mars –Skënder Salihi nuk ndalet, për çdo vit po rritet në karrierë dhe po zë pozita të larta, si në kantonin e Gjenevës, ashtu edhe në Bernë.

Në lidhje me zgjedhjet komunale të 2025, Skënder Salihi, në një bisedë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch tregohet optimist, se viti i ardhshëm do të ketë suksese edhe më të mëdha, si për qytetarët zviceranë, po ashtu edhe për komunitetin shqiptar në kantonin e Gjenevës, numri i të cilëve është rreth 30.000.

Gara për Këshillin Administrativ tashmë vetëm ka filluar. Tashmë është radha e deputetit Skender Salihi të shpallë kandidaturën për partinë e tij, MCG. Skender Salihi (36-vjeçar), baba shembullor, punon për policinë kantonane.

Jo vetëm kaq. Skender Salihi nga partia MCG synon Bashkinë e Gjenevës. Ai fokusohet në çështjet e sigurisë dhe ekonomisë. Deputeti shpalli kandidaturën për partinë e tij, njofton nga Gjeneva gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Skënder Salihi i tha redaktorit të gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch: “Komuniteti shqiptar në Zvicër ka dëshmuar se është në nivele të larta jo vetëm në futboll, por edhe në politikë, se mund të bëjmë edhe në diçka të mirë për Zvcrën, siç bëri ajo për ne, për Kosovën”.

Skender Salihi duke folur për sukseset e tij dhe për integrimin e shqiptarëve në kantonin e Gjenevës, për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch deklaroi: “Po, jam polic dhe deputet në Këshillin e Madh të Gjenevës. Megjithatë, kam edhe detyra të tjera në përvojën time. Gjej kohë për secilën nga misionet e mia, sepse i kryej të gjitha me përkushtim. Jemi katër deputetë me origjinë kosovare. Jam krenar që u zgjodha dhe falënderoj komunitetin për mbështetjen e tij. Roli im si deputet është të vendos ligje dhe/ose t’i ndryshoj ato. Doja të thosha se i detyrohem komunitetit për një pjesë të madhe të suksesit tim dhe unë angazhohem të mbështesim komuinitetin tonë shqiptar në Zvicër. Ju kujtoj se në qershorin e vitit të kaluar, bëra një propozim para Këshillit të Madh të Gjenevës, duke kërkuar nga autoritetet kompetente të bëjnë të nevojshme në afate më të shkurtra, për të ligjëruar personat që kanë dorëzuar dokumentacionin e tyre në kuadër të operacionit «Papyrus»”.

Sipas policit Salihi, në Gjenevë ditëve të fundit vërehet një shqetësim jo vetëm tek prindërit, por edhe tek shoqëria jonë dhe autoritetet zvicerane, sidomos në Kantonin e Gjenevës paraqitja e një lloji të drogës shumë të rrezikshme me emrin «crack».

Pra, për të ndaluar dhe eleminuar këtë lloj droge të rrezikshme që po godet rininë zvicerane, Skender Salihi, deputet i MCG (njëherësh polic hetuesie) ka dalë me një mocion drejtuar Parlamentit të kantonit të Gjenevës, që ka gjetur mirëkuptim dhe përkrahje të madhe nga autoritetet kantonale, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Skender Salihi, përveç si polic dhe deputet në Këshillin e Madh në Kantonin e Gjenevës, njihet edhe si humanitar dhe veprimtar i njohur, duke ndihmuar në integrimin e komunitetit shqiptar në Gjenevë dhe Zvicër. Ai ka ndihmuar edhe vendlindjen, në aksione të ndryshme, sikur ai i fundit për të varfërit, me ndërtimin e një shtëpie të një familje shqiptare në Gjilan.

«Komuniteti shqiptar në Zvicër ka dëshmuar aftësi jo vetëm në sport apo futboll, por edhe në fusha të tjera, si në biznes dhe në politikë, se mundemi të bëjmë edhe ne diçka të mirë për Zvicrën, siç bëri ajo për ne, për Kosovën», ka thëne në fund të intervistës deputeti Skënder Salihi, gjatë bisedës me redaktorin e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Derniers articles