3.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Shqiptarët në Zvicër bëhen edhe me një xhami të re ( e 80-ta) në Winterthur-Zűrich – „Xhamia Winti »

Bernë, 4 tetor -Konform kerksave, integrimit, rritje se numrit te popullsisë, rrespektimit të fesë dhe kombit, shqiptaret ne Zvicer jane bërë edhe me një Xhami të re me emrin „Xhamia Winti” në Winterthur-Zűrich. Inaugurmi i saj është bërë javën e kaluar në pranine e qindra shqiptareve dhe mysafirëve tjere zviceraneve dhe te tjere qe kishin ardhur per urim. Xhamia eshte e paisur me kuzhine, restaurant, salla spéortive dhe bibliotekë e pajisur me litature shqiptare, do mbahen edhe kurse te gjuhes shqipe, ligjerat e seminare mbi historikun, kulturen dhe traditen tone të lavdishme kombetare dhe fetare nga Ismajl Qemaji deri tek Adem Jashari (patriot që i bënë dy shtete shqiptare) si heronjt zviceranë qe e bënë shtetin helvetik nga Guillaume Tell deri tek Micheline Calmy-Rey, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Xhamia e re në Winterthur-Zűrich – „Xhamia Winti” me 26 dritare, aq kantone sa ka Zvicra
Është e vështirë të numërohet numri i objekteve të kultit mysliman në Zvicër, por llogaritjet flasin për rreth 300 xhami, shkruajne mediat zvicerane.  Sipas nje shkrimi te gazetes Le Temps (te vitit 2015 ) Zvicra kishte rreth 400,000 muslimanët e saj. N evitin 1970 kihste 16,000, ndersa sot 400 mije. Shumica e muslimanëve në Zvicër jane shqiptare nga ballkani (42%) dhe Turqisë (14%). Një e treta kanë kombësi zvicerane (31.4%, krahasuar me 12% në 2000).
« Në Zvicer me gjithë xhamitë e komuniteteve të tjera janë rreth 280 xhami, prej te cilave kater jane me minare (Gjenevë, Cyrih, Winterthur dhe Wangen). Kurse 80 xhami sot ne Zvcier jane të shqiptareve, prej tyre 60 siosjh verpojne ne kuader të KMSHZ.. », ka thënë për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Hfz. Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër.
         Hfz. Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër i cili ne fjalimin e tij duke uruar besimtaret muslimane ne Zvicer, nder tjera ka thene se « Ko xhami e mrekullueshme me 26 dritare, po aq sa janë edhe kantonet e Zvicrës, ju tregoni se sa transparentë jeni, sa autokton jeni, dhe kjo është një shenjë e hapjes suaj ndaj dritës dhe ajrit të këtij vendi. Kjo xhami është shtëpia e paqes, e besimit, e diturisë dhe e integrimit. Ajo do të jetë një vend ku çdo njeri, pa dallim feje, rrace ose kombësie, mund të gjejë ngrohtësinë dhe mirëkuptimin. Le të bëhet ky vend një simbol i tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë, duke përforcuar lidhjet mes qytetarëve të këtij vendi… »
Gjithashtu shume imam dhe perfaqeses te komuniteti muslimane ne Zvicer folen dhe pergezuan te pranishmit për Xhamine e re Winti, Kryetarin e Kryesisë Adem Murseli, Imamin Ismail ef. Alili dhe gjithë xhematin per kontributin e jashtzakonshëm në ndërtimin e kesaj bukuroshje dhe te gjithë ato qe kontribuan me mjete, (vlen te theksohet që edhe Xhamia Drita, ju bashkangjit aksionit per te ndihmuar kete xhami te re) pune e gjithçka qe sot festojne te gjithe bashkarish

 

Derniers articles